Inspektorati i Arsimit gjatë ditës së sotme ka marrë masa kundër çerdhes “Cambridge Kids”, pas publikimit në rrjete sociale të një video-incizimi ku shihet një edukatore që keqtrajton një fëmijë.
Ky institucion ishte duke vepruar pa licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prandaj edhe Inspektorati ka vendosur që të ndërpres veprimtarinë e kësaj çerdheje.
Telegrafi mëson se vendimi është marrë sot, pasi është inspektuar institucioni dhe në mungesë të licencës është ndërpretë veprimtaria.
“Të gjitha institucionet të cilat nuk kanë licencë, Inspektorati ka të drejtë t’i mbyllë”, kanë thënë nga MASHT për Telegrafin.
Policia e Kosovën ndërkaq, mëngjesin e së mërkurës ka arrestuar edukatoren e cila ka rrahur fëmijën.
Edukatorja tashmë është në ndalim për 48-orë.
Ministria e Arsimit mbylljen e këtij institucioni e ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate për media.
Sipas MASHT-it, Inspektorati ka konstatuar se i ashtuquajturi kopshti në fjalë nuk është i licencuar nga ana e MASHT-it dhe nuk figuron as në listën e kërkesave për licencim.
“Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore , Inspektorati menjëherë ka filluar procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni derisa i njëjti të pajiset me licencë përkatëse në MASHTI”, thuhet në komunikatë.
MASHTI informon edhe një herë qytetarët se, listën e kopshteve private të licencuara mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Ministrisë dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë në identifikimin e institucioneve private që ushtrojnë veprimtarinë pa licencë pune, në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt dhe të trajtohen sa më mirë.
Para dy ditësh një edukatore e kopshtit “Cambridge Kids” kishte keqtrajtuar një fëmijë dhe videoja është bërë publike nga nëna e fëmijës.
Pas publikimit të videos, Kopshti i fëmijëve “Cambridge Kids” ka përjashtuar nga puna edukatoren, e cila goditi me shuplakë në fytyrë një fëmijë një vjeçar që ishte nën përkujdesjen e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City