LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet edukatorja e “Cambridge Kids”, e cila goditi me shuplakë një fëmijë

Arrestohet edukatorja e “Cambridge Kids”, e cila goditi me shuplakë një fëmijë

Edukatorja e kopshtit të fëmijëve “Cambridge Kids”, është arrestuar nga policia dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kjo për shkak se goditi me shuplakë në fytyrë një fëmijë një vjeçar që ishte nën përkujdesjen e saj.

Arrestimin e saj e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


“Më datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar një rast keqtrajtim i fëmijës. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar e cila me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Ahmeti.

Prishtinë, kopshti “Cambridge Kids” përjashton nga puna edukatoren që rrahu fëmijën një vjeçar
Lexo po ashtu Prishtinë, kopshti “Cambridge Kids” përjashton nga puna edukatoren që rrahu fëmijën një vjeçar

Ahmeti ka shtuar se në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Edukatorja në fjalë është përjashtuar nga puna po ashtu.

“Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha incizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në çerdhen tonë”, është thënë në njoftimin e kopshtit “Cambridge Kids”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori