LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, kopshti “Cambridge Kids” përjashton nga puna edukatoren që rrahu fëmijën një vjeçar

Prishtinë, kopshti “Cambridge Kids” përjashton nga puna edukatoren që rrahu fëmijën një vjeçar

Kopshti i fëmijëve “Cambridge Kids” ka përjashtuar nga puna edukatoren, e cila goditi me shuplakë në fytyrë një fëmijë një vjeçar që ishte nën përkujdesjen e saj.

“Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha incizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në çerdhen tonë”, thuhet në njoftimin e këtij kopshti në Facebook.


Tutje thuhet se menaxhmenti i kopshtit shpreh keqardhjen dhe indinjatën me të thellë me sjelljen e edukatores në fjalë.

Njoftimi i plotë i Kopshtit “Cambridge Kids”:

“Të dashur prindër,

Si edhe jeni në dijeni të gjitha ambientet e kopshtit tonë janë në monitorim 24 orësh të kamerave dhe të gjithë Ju keni qasje në cdo kohë.

Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prinderit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendosë fëmijën e tij në karrocë.

Me të parë skenën përgjegjesit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren ne fjalë, ndërsa prindit I është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija I tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë.

Menaxhmenti I kopshtit shpreh keqardhjen dhe indiniatën me te thelle me sjelljen e edukatorës në fjalë.

Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve.

Andaj kërkojmë falje deri në përulje për një incident të tillë.

Në ndërkohë që kërkojmë mirëputimin dhe besimin Tuaj prindor që të tejkalojmë këtë rast të izoluar dhe të pa presedan.

Me mirëkuptim,
Cambridge Kids”, thuhet në reagimin e Kopshtit “Cambridge Kids”.

Një nënë nga Prishtina ka akuzuar edukatoren e një kopshti në kryeqytet se ka abuzuar me fëmijën e saj. Ajo ka publikuar edhe një video, sipas së cilës dadoja e ka rrahur fëmijën vetëm pse ai nuk dëshironte të ulej në karrocë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo u ka bërë thirrje prindërve që mos t’i dërgojnë fëmijët në këtë kopsht. Ka thënë se këtë video po e publikon që t’i vetëdijësojë njerëzit se çka ndodh aty.

“Doja t’ju informoja për abuzimin e fëmijëve në kopshtin e fëmijëve “Kembrixh”, nëse dikush ka dërguar ose po mendonte të dërgonte fëmijët e tyre atje. Më poshtë video është se fëmija im është rrahur nga dado, sepse ai nuk dëshiron të ulet në karrocë. Ju lutem ndajeni këtë video, në mënyrë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodh atje !!!”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori