LAJMI I FUNDIT:

​Infektohet një punonjës me coronavirus, evakuohet banka e Singaporit

​Infektohet një punonjës me coronavirus, evakuohet banka e Singaporit

Rreth 300 punonjës janë evakuuar nga banka më e madhe e Singaporit, DBS, pasi një person u sëmur me coronavirusin e ri.

Të gjithë punëtorët kishin punuar në të njëjtin kat, të 43-tin, dhe u dërguan në shtëpi të mërkurën.

Singapori ka raportuar më parë 47 raste të virusit të ri – numri më i lartë i të prekurve jashtë Kinës.


Numri i përgjithshëm i infeksioneve është më shumë se 44,000 në Kinë, me raste në më shumë se 20 vende.

Punonjësi i DBS u testua të martën dhe infeksioni i tij u konfirmua të mërkurën.

“Si masë paraprake, të gjithë punonjësit në katin e prekur lëshuan ambientet për të punuar nga shtëpia,” ka bërë të ditur firma në një deklaratë.

DBS tha se “gjatë kësaj kohe të vështirë, banka do t’i sigurojë këtij punonjësi dhe familjes së tij çdo mbështetje dhe udhëzim.”

Paketat e kujdesit me termometra, maska dhe sanitatorë dore u janë dhënë punonjësve të evakuuar dhe banka tha se ishte krijuar një ndihmë mjekësore.

Singapori ngriti “Gjendjen e sistemit të reagimit ndaj shpërthimit të sëmundjeve” në portokalli javën e kaluar – që do të thotë se sëmundja është e rëndë dhe përhapet lehtësisht nga një person në tjetrin.

Si pasojë, të gjitha kompanitë dhe shumë hapësira publike kanë filluar të skanojnë punonjësit dhe vizitorët për temperaturat.

Covid-19, i cili quhet zyrtarisht, ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz në Kinë.

Megjithatë të mërkurën, vendi raportoi numrin e tij më të ulët të rasteve të reja në pothuajse dy javë, me 2,015 raste të reja të konfirmuara të martën. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori