LAJMI I FUNDIT:

Eriksen flet për goditjen e dënimit, ku goli iu mohua nga shtylla: Do ta shoh në ëndërr gjatë

Eriksen flet për goditjen e dënimit, ku goli iu mohua nga shtylla: Do ta shoh në ëndërr gjatë

Christian Eriksen ishte pjesë e skuadrës së Interit që bëri rikthimin spektakolar ndaj Milanit ku në fund fituan 4-2.

Danezi edhe pse nuk e nisi nga minuta e parë, pasi Antonio Conte kishte vendosur ta mbante në stol, u fut në pjesën e dytë.

Ai ndalet të flas për goditjen e dënimit që e qëlloi shtyllën, emocionet  e forta që po i ndjen në Serie A dhe tifozët e Interit.


“Besoj se do ta ëndërroj për netë të tërë atë goditje”.

“Në fillim mendova të bëja thjesht një harkim, por më pas pashë Brozovic që më tha të tentoja. E godita shumë mirë, ose ndoshta jo dhe aq mirë, sepse nuk shënova”.

https://www.youtube.com/watch?v=SSEi8u_plLY&feature=emb_title

“Në Itali e ndjen vërtetë shtytjen e tifozerisë. Tifozët kishin përgatitur një koreografi që mbulonte gjithë pjesën e stadiumit ku ndodheshin, kjo nuk lejohet në Angli”.

“Ndjej që tifozët janë vërtetë të lumtur për ardhjen time, dhe kjo gjë më jep adrenalinë, më stimulon për të shkuar në drejtimin e duhur”, ka thënë Eriksen. /Telegrafi/