LAJMI I FUNDIT:

Leverkuseni fiton me rikthim trilerin e shtatë golave ndaj Dortmundit, Emre Can shënon gol të rrallë

Leverkuseni fiton me rikthim trilerin e shtatë golave ndaj Dortmundit, Emre Can shënon gol të rrallë

Bayern Leverkuseni ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2 përballjen derbi ndaj Borussia Dortmundit, të vlefshme për javën e 21-të në Bundesliga.

Vendasit kanë arritur të marrin një fitore të madhe me rikthim ndaj Dortmundit, fitore e cila i ngrit në tabelë dhe i lë në hap me katër pozitat e para.

Ndeshja nisi me një gol nga vendasit, që shënuan me anë të Kevin Volland, i cili kaloi ekipin e tij në epërsi 1-0.


Megjithatë, Dortmundi arriti të kthehet shpejt në lojë duke barazuar 1-1 me anë të Mats Hummels (22’), ndërsa Emre Can (33’) shënoi një supergol për 1-2.

Can shënoi një nga golat më të bukur këtë sezon

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, në skenë doli përsëri Volland, i cili gjeti golin dhe dërgoi skuadrat në pushim me barazim 2-2.

Në pjesën e dytë, u zhvillua përsëri lojë e barabartë, me mysafirët që gjetën golin të parët, por vendasit arritën të kthehen me dy gola për të marr fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte Raphael Guerreiro, i cili shënoi për epërsinë 2-3 të Dortmundit.

Leverkuseni arriti të barazojë përsëri në minutën e 81-të me anë të Leon Bailey në 3-3, ndërsa vetëm një minutë më vonë ishte Lars Benter, i cili shënoi për 4-3 dhe ia siguroi fitoren ekipit të tij.

Pas kësaj fitore, Dortmundi mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa Leverkuseni ngjitet në të pestin me 37 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=os2TRP4plr4

https://twitter.com/PremLeaguePanel/status/1226215770004369409

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Sport

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori