Publicisti kosovar, Veton Surroi është shprehur optimist se krijimi i qeverisë së re në Kosovë nuk shënon vetëm një rotacion pushteti, por ndryshimin e qeverisjes nga një formë feudale e qeverisjes në një formë bashkëkohore e shtetit modern.
“Unë them se nuk kemi të bëjmë vetëm me rotacion politik të rëndomtë, por gjasat janë që të kemi të bëjmë edhe me ndryshimin e qeverisjes. Për më tepër, kemi të bëjmë me mundësinë e kalimit prej një forme ekstraktive e feudale të qeverisjes, në një formë bashkëkohore, në shtetin modern.
Ky kalim ka të bëjë me një formë të re të racionalitet politik, që është etabluar me formën e vendosjes së koalicionit në pushtet. Kemi të bëjmë me një parti që në spektrin evropian është e majtë dhe një parti që në spektrin evropian është e djathtë dhe këto parti i kanë racionalizuar programet e tyre dhe i kanë shkrirë në diçka që duhet të ishte vija e mesme”, tha Surroi në një intervistë për Euronews Albania.
Ai vlerësoi kryeministrin e ri, Albin Kurti si një figurë në evolucion të përhershëm, pjesë e të cilit sipas publicistit të njohur, do të jetë edhe qeverisja e suksesshme.
Teksa komentoi bashkimin në një koalicion të dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, vetëm 4 muaj pas testit elektoral dhe pas dështimit të njëpasnjëshëm të negociatave, Surroi u shpreh se kjo nuk duhet parë vetëm më aspektin negativ, por si shenjë e pjekurisë politike që në mënyrë që të shmangen sa është e mundur problemet gjatë bashkëqeverisjes.
“Vetëm martesat me dashuri janë të lehta dhe fillojnë e mbarojnë mirë. Kjo është një përpjekje për racionalizim. Më mirë është të shpenzohet kohë në dakordësimin e kontratës, martesore në këtë rast se sa gjatë kësaj martese të dalin dilema të ndryshme. E marrim si shenjë pozitive në atë tension negativ që ka ekzistuar… Jo vetëm që duhet ta përmbushin këtë mandat, por edhe të garojnë suksesshëm nëse janë të suksesshëm në këtë mandat. Vendi kërkon stabilitet, kërkon zhvillim dhe këtë duhet ta ofrojë një qeverisje racionale”, tha ai.
I pyetur lidhur me qëndrimin e tij sa i përket çështjes së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Surroi u shpreh se tashmë duhet të sigurohet një bashkëpunim i gjerë mes qeverisë dhe opozitës, edhe me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë të që të bëhen përgatitjet për negociata e ardhshme.
Ai nuk i kurseu kritikat lidhur me vendimet e marra në negociatat e shkuara të udhëhequra nga presidenti Hashim Thaçi, i cili sipas Surroit ka vepruar plotësisht gabim, duke vënë në tryezë edhe mundësinë e shkëmbimit të territorit.
“Që nga Rambujeja e tutje është treguar se kur kosovarët mblidhen, kur krijon bazat e konsensusit, kanë sukses. Përpjekjet të cilës i ka prirë Hashim Thaçi kanë qenë negative dhe kanë krijuar efekte negative. Përpjekjet e tij kanë qenë negative gjithandej. Por në këtë rast, në rastin e negociatave është treguar se mund të degjenerojë thellë edhe te çështje që dëmtojnë thellë interesin strategjik të Kosovës”, tha Surroi.
Ai e cilësoi një situatë të paprecedentë dhe fatkeqe atë të krijuar në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kohët e fundit që ka degjeneruar edhe një padi të kryeministrit Edi Rama ndaj ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.
“Kemi ardhur në kohë të keqe nëse kryeministrit shqiptar dhe politika në Kosovë kanë arritur të përdorin këtë fjalor, të cilin nuk do ta përdornin me homologë të shteteve të tjera. Kemi të bëjmë edhe me një proces gjyqësor, kjo s’është shenjë e mirë. Duhet racionalizuar, diçka që nuk është vetëm racionale. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuj janë mes dy fqinjëve të rëndomtë, por janë edhe marrëdhënie mes dy shteteve dhe duhet ruajtur një korrektësi në marrëdhënie. Si dy shtëpi vëllezërish që i mbajnë hapur dyert për njeri-tjetrin, por megjithatë dihet në ato shtëpi çfarë rendi e rregulli ka”, tha Surroi.
Për publicistin e njohur Minishengeni është një fjalë e zgjedhur gabim, por një qëllim shumë ambicioz nëse bëhet fjalë vërtetë për krijimin e një tregu të përbashkët mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
.Surroi u shpreh skeptik, që ashtu sikurse ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kjo gjë të bëhet e mundur brenda 2 vjetëve, pasi koha sipas tij është e pamjaftueshme për të sheshuar konfliktet në Ballkanin Perëndimor, duke nisur që nga ai mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mënyra si ka filluar procesi nuk është i menduar mirë. Për shkak të kësaj mospërgatitjeje nuk duhen hedhur ide. Nëse Vuçiq thotë që synimi është që deri 2021 të 6 shtetet do krijojnë një treg të përbashkët, atëherë brenda këtij viti Kosova dhe Serbia duhet t’i përfundojnë të gjitha armiqësitë e tyre, të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje, të zgjidhen armiqësitë në Ballkan.
Brenda këtyre 2 vjetëve duhet të krijohen kushtet që Kosova të integrohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Ky është testi real i Shengenit ballkanik”, tha Surroi, teksa u shpreh mosbesues se kjo gjë do të bëhej e mundur në këtë hapësirë kohore, duke qenë se aktualisht në Ballkanin Perëndimor sipas tij, ka më shumë zhvillime negative mes fqinjëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos