LAJMI I FUNDIT:

Bardh Rexha: Besoj se Kupa do të mbetet në Rahovec

Bardh Rexha: Besoj se Kupa do të mbetet në Rahovec
(Foto: basketbolli.com)

“Osa Termosistem Final 8” do të jetë spektakël i basketbollit nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec. Tetë skuadra në garë për trofeun e çmuar të Kupës. Tetë tifozëri premtojnë atmosferë të jashtëzakonshme për pesë ditë me radhë në palestrën “Mizair Isma”.

Një nga skuadrat që e synon Kupën është Rahoveci. Kapiteni i kësaj skuadre, Bardh Rexha, beson se Kupa do të mbetet në Rahovec.


“Jemi falënderues Federatës së Basketbollit të Kosovës që na është besuar sërish organizimi i Kupës në Rahovec. Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht, pasi jemi edhe organizator dhe besoj se Kupa do të mbetet në Rahovec. Ne jemi përgatitur maksimalisht për garat e Kupës, një trofe shumë i rëndësishëm për ne”, është shprehur Rexha për faqen zyrtare të FBK-së.

Rahoveci në çerekfinale do të ndeshet me Trepçën. Rahoveci është lider i renditjes, derisa edicionin e kaluar ishte në finale të Kupës dhe “Play-off”-it.

Kjo është hera e dytë radhazi që “Final 8” do të zhvillohet në qytetin e Rahovecit. Edicioni i kaluar ishte i organizuar për mrekulli, derisa organizatorët besojnë se këtë vit do të jetë edhe më mirë dhe spektakël i basketbollit që nuk është parë asnjëherë deri më tani.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori