LAJMI I FUNDIT:

Inter – Milan, shitja e biletave drejt rekordit për përfitime

Inter – Milan, shitja e biletave drejt rekordit për përfitime
Pamje nga ndeshja e parë Milan - Inter. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

Shitja e biletave për Derby della Madonnina, mes Interit dhe Milanit, po vazhdon me ritme shumë të larta.

Ndryshe nga ndeshja e fazës së parë, këtë herë do të jetë një “San Siro” e mbushur plot e për plot.

Kjo pasi Interi është skuadra që në këto vitet e fundit në Itali dominon sa i përket numrit më të madh të fansave në stadium.


Pamje nga ndeshja . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

Përveç abonimeve nëse shiten edhe 300 biletat e fundit do të jenë diçka më shumë se 75 mijë shikues të dielën në mbrëmje në San Siro.

Kjo shifër është pak më e ulët se ajo e tetorit të kaluar ndaj Juventusit, pasi disa sektore janë mbyllur shkaku i dridhjeve që janë ndjerë në stadium.

Milani nga ndeshja e parë fitoi diçka më shumë se 5 milionë euro nga 70 mijë e 440 spektatorët. Tani Interi pritet të arkëtojë rreth 6,6 milionë euro nga shitja e më shumë se 75 mijë biletave.

Franck Kessie e Marcelo Brozovic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

Vetëm në dy sfida Interi ka fituar më shumë, atë ndaj Barcelonës në Ligën e Kmapionëve (7,8 milionë euro) dhe ndaj Juventusit (6 milionë e 621 mijë eurove).  /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Premier League
Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro

Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro

La Liga
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

La Liga

"Dorgu te Manchester United, një marrëveshje historike - nuk mund të refuzohej oferta" - nga Lecce flasin për shitjen e vitit

Serie A
Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Premier League
Ronaldo ka zbuluar ëndrrën e madhe pas pensionimit

Ronaldo ka zbuluar ëndrrën e madhe pas pensionimit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori