LAJMI I FUNDIT:

Pas Messit edhe Jordi Alba sulmon hapur drejtorin Eric Abidal: Ishte lojtar i madh, por si drejtues po flet gjëra të pakuptimta

Pas Messit edhe Jordi Alba sulmon hapur drejtorin Eric Abidal: Ishte lojtar i madh, por si drejtues po flet gjëra të pakuptimta

Nuk ka qetësi te kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona mes lojtarëve dhe drejtorit Eric Abidal.

Ishte fillimisht drejtori që kishte kritikuar futbollistët për ndeshje të dobëta, por pa përmendur emra.


Reagimi i parë ka qenë nga kapiteni Messi i cili i’u kundërpërgjigj Abidalit, duke i thënë se duhet të përmendte emra për cilët lojtarë bëhet fjalë.

Abidal është në buzë të humnerës, rrezikon largimin pas “përplasjes” me Messin
Lexo po ashtu Abidal është në buzë të humnerës, rrezikon largimin pas “përplasjes” me Messin

E tani Abidal ka marrë edhe një sulm, nga një tjetër lojtar i rëndësishëm i katalunasve, Jordi Alba.

Alba ka thënë se Abidal duhet të dijë si ndihet një lojtar në dhomat e zhveshjes, pasi ka qenë vet pjesë e Barcelonës.

“Abidal ka qenë më parë lojtar i Barcelonës dhe nuk është një person që vije nga jashtë. Ai duhet të dijë se si ndihet një futbollist në dhomat e zhveshjes”, tha Alba.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ka sulmuar hapur francezin duke thënë se ishte një lojtar i madh, por si drejtues po flet gjëra të pakuptimta.

“Abidal ka qenë një lojtar i madh, por tani si drejtues po flet gjëra të pakuptimta. Të gjithë duhet ta dinë se ata që kanë vënë në pikëpyetje fytyrën janë futbollistët dhe stafi”.

Mediat spanjolle zbulojnë dy kushtet e Messit për të vazhduar kontratën me Barcelonën
Lexo po ashtu Mediat spanjolle zbulojnë dy kushtet e Messit për të vazhduar kontratën me Barcelonën

“Sigurisht që ka njerëz nga jashtë që nuk na duan të mirën, por nuk e pres këtë gjë nga brenda. Së bashku duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka deklaruar Alba.

Mediat spanjolle kanë raportuar se marrëdhënia e lojtarëve me drejtuesit e klubit është prishur tërësisht, ndërsa thuhet se kapiteni Messi nuk i dëshiron në skuadër as Abidalin dhe as presidentin Bartomeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori