LAJMI I FUNDIT:

Buzhala: Mbi 50 mijë banorë pa energji elektrike, erërat e fuqishme po vazhdojnë të shkaktojnë prishje

Buzhala: Mbi 50 mijë banorë pa energji elektrike, erërat e fuqishme po vazhdojnë të shkaktojnë prishje

Mbi 50 mijë banorë vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike, si pasojë e prishjeve që janë bërë në rrjetin elektrik nga erërat e fuqishme dhe reshjet e mëdha të borës.

Zëdhënësi i Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë për Telegrafin se gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe se erërat e fuqishme po vazhdojnë të shkaktojnë prishje.

“Ekipet tona janë vazhdimisht në terren por nga erërat e fuqishme po vazhdojnë të shkaktohen prishje. Ne kemi bërë mobilizim maksimal të punëtorëve dhe makinerisë, por kushtet atmosferike po e bëjnë të veten”, ka pohuar Buzhala.


Ndryshe, KEDS ka njoftuar se ka angazhuar në terren mbi 500 punëtorë, të cilët janë dukë bërë përpjekje për të sanuar dëmet e shkaktuar nga erërat e fuqishme dhe që konsumatorët e tyre të kenë energji elektrike.

KEDS: Mbi 550 punëtorë janë në terren për t'i sanuar prishjet në sistemin energjetikë
Lexo po ashtu KEDS: Mbi 550 punëtorë janë në terren për t'i sanuar prishjet në sistemin energjetikë

Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni, Gjakova dhe Istogu.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës Komuna e Kamenicës dhe Dragashit kanë pezulluar mësimin në të gjitha institucionet arsimore. /Telegrafi/