LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Mbi 550 punëtorë janë në terren për t’i sanuar prishjet në sistemin energjetikë

KEDS: Mbi 550 punëtorë janë në terren për t’i sanuar prishjet në sistemin energjetikë

Reshjet e borës dhe erërat e forta në tërë territorin e Kosovës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin distributiv të Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) dhe për t’i sanuar këto, kompania thotë se në terren janë mbi 550 punëtorë.

KEDS tregon se punëtorëve është duke ju ofruar pajisjet e nevojshme.

“Në kushte të vështira atmosferike, gjatë gjithë kohës mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren që nga dita e djeshme. Ata po e sfidojnë të ftohtin, borën dhe erërat e forta me misionin e vetëm që të sjellin energjinë elektrike për konsumatorët anekënd Kosovës. Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, ata gjatë gjithë kohës janë në terren duke ndërruar shtylla, përçues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë. Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë të jashtëm si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjësende tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre. Por, kjo nuk po i ndal. Falë punës së palodhshme të tyre, numri i prishjeve është përgjysmuar. KEDS për t’ua lehtësuar punëtorëve po huazon kamionë me vinça sipas nevojës. Të njëjtën kohë, edhe komunat e Istogut dhe Klinës na kanë ndihmuar me pajisje shtesë që prishjet të evitohen në kohën më të shkurtër të mundshme, të cilat i falënderojmë”, thuhet në njoftim.

Buzhala: Aktualisht janë rreth 50 mijë konsumatorë pa energji, gjendja në rrjetin elektrik është duke u përmirësuar
Lexo po ashtu Buzhala: Aktualisht janë rreth 50 mijë konsumatorë pa energji, gjendja në rrjetin elektrik është duke u përmirësuar

Po ashtu, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se aktualisht janë rreth 50 mijë konsumatorë pa energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori