LAJMI I FUNDIT:

Buzhala: Aktualisht janë rreth 50 mijë konsumatorë pa energji, gjendja në rrjetin elektrik është duke u përmirësuar

Buzhala: Aktualisht janë rreth 50 mijë konsumatorë pa energji, gjendja në rrjetin elektrik është duke u përmirësuar

Reshjet e borës dhe erërat e forta në tërë territorin e Kosovës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin distributiv të Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) dhe si pasojë aktualisht janë rreth 50 mijë konsumatorë pa energji elektrike.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala duke shtuar se shumë prishje janë rregulluar.


“Janë rregulluar shumë nga prishjet, por ende ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve. Ekipet janë në terren duke i rregulluar në vazhdimësi. Aktualisht janë rreth 50 mijë konsumatorë pa energji elektrike”, tha Buzhala.

Mbrëmë, KEDS me anë të një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që nëse shohin ndonjë prishje në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë kompaninë. /Telegrafi/