LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu qetëson gjakrat te Barcelona pas takimeve me Messin dhe Abidalin

Bartomeu qetëson gjakrat te Barcelona pas takimeve me Messin dhe Abidalin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka ndërhyrë në krizën e prodhuar nga deklaratat e bëra nga Eric Abidal, i cili fajësoi lojtarët për shkarkimin e Ernesto Valverde, ndërsa Lionel Messi u përgjigj në këto deklarata duke kërkuar nga francezi të tregojë emra.

Bartomeu foli me të dy, të mërkurën, në mënyrë që të zbusë tensionin në klub.


Qëllimi kryesor i presidentit ishte që të mos lejojë që kjo mosmarrëveshje të rritet dhe të dal jashtë kontrollit, ndërsa ai nuk synon të ndërmarrë ndonjë veprim të menjëhershëm pasi shpreson që me kalimin e kohës gjërat të qetësohen.

Messi nuk dëshiron luftë. Nëse ai iu përgjigj Abidalit, ndodhi pasi ai është i ngopur me mbajtjen e përgjegjësi për gjithçka që ndodh në klub dhe aq më tepër në lidhje me një çështje aq delikate sa ishte largimi i Ernesto Valverdes.

Pra, për momentin, gjithçka është kthyer në normale. Kapiteni sot është stërvitur me ekipin, dhe mbetet i përqendruar për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos.

Ndërsa Abidal do të mbetet si drejtor sportiv, tani për tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

Premier League
Kalo në kategori