LAJMI I FUNDIT:

PDK: Zgjedhja e Vjosa Osmanit me votat e Listës Srpska është dëshmi se ky koalicion varet nga Beogradi

PDK: Zgjedhja e Vjosa Osmanit me votat e Listës Srpska është dëshmi se ky koalicion varet nga Beogradi

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme thirrjen klandestine dhe pa paralajmërim të seancës për ta zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës.

PDK,përmes një komunikate, ka thënë se kjo seancë e territ, për të cilën nuk kishte asnjë urgjencë, e thirrur në nga Lëvizja Vetëvendosje e LDK, u mbajt pa praninë e opozitës dhe shënon herën e parë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pa asnjë deputet opozitar, transmeton Telegrafi.

“Zgjedhja e kryetares së re, e propozuar nga Vetëvendosje dhe e mundësuar me votat e Listës Srpska është e dëmshme për vendin dhe tregon qartë se qeveria VV-LDK jo vetëm që është në koalicion me Listën Srpaska, por do të jetë e varur plotësisht nga deputetët e këtij formacioni politik dhe nga vullneti i Beogradit zyrtar. Kjo është edhe një dëshmi se ky është koalicion me Vuçiqin e Radojiçiqin dhe sojin e tyre”, thuhet në reagimin e PDK-së.


Ganimete Musliu ia vendos flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar, Albin Kurti e falënderon
Lexo po ashtu Ganimete Musliu ia vendos flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar, Albin Kurti e falënderon

“Është për keqardhje se ashtu sikurse filluan pazaret politike për karriga në mes të dy partive, ashtu sonte e përfunduan në mënyrën më të turpshme zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila pa votat e Listës Srpska sot nuk do të mund të zgjidhje në këtë pozitë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori