Partitë në Maqedoni ashpërsojnë retorikën rreth Ligjit për Prokurorinë
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende pa një marrëveshje lidhur me përmbajtjen e propozim-ligjit për Prokurorinë Publike ndërkohë që deri në shpërndarjen e Kuvendit ka mbetur edhe një javë.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Desoska i kishte dhënë partive afat që deri të dielën të parashtrojnë amendamentet me vërejtjet e tyre që i kanë paraqitur edhe në debatin publik, por këtë ende nuk e ka bërë partia më e madhe opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM.
Përmes një letre, ministrja Deskoska ka thënë se “tani është momenti që opozita të dëshmojë nëse është e gatshme që interesat e shtetit dhe të integrimit evropian t’i vendos para interesave personale dhe të kriminelëve nga radhët e tyre”.
Por, nga OBRM-PDUKM-ja mbeten në qëndrimin se përmbajtja e ligjit nuk ka për qëllim forcimin dhe pavarësimin e gjyqësorit, por vendosjen e tij në shërbim të pushtetit apo siç thotë “amnistimin e Zoran Zaevit dhe të bashkëpunëtorëve të tij”.
“Në njërën anë kemi Renata Deskoskën dhe në anën tjetër të gjithë të tjerët, ekspertët, profesorët e Fakultetit Juridik dhe të gjithë ata që në njëfarë mënyre janë të lidhur me këtë ligj. Të gjithë ata kanë vërejtjet thuajse të njëjta me ato të opozitës”, ka deklaruar Igor Janjushev sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së.
Nga kjo parti kanë thënë se nuk do të mbështesin zgjidhjen e propozuar ndërsa mbeten në kërkesën e mospërfshirjes në zgjidhjen e re ligjore të lëndëve të ish-Prokurorisë Speciale si dhe mundësinë që prokurorja aktuale e krimit të organizuar, Villma Ruskoska të drejtojë edhe prokurorinë e re, meqë të njëjtën e konsiderojnë si “dorë të zgjatur të pushtetit për të ndjekur të gjithë kundërshtarët politik”.
OBRM-PDUKM-ja, gjithashtu vlerëson se pushteti qëllimisht nuk do të miratojë ligjin për ta shfrytëzuar gjatë fushatës për të sulmuar opozitën.
Përkundër kësaj, Lidhja Social-Demokrate beson se partitë në pushtet do të arrijnë të sigurojnë votat e nevojshme dhe të miratojnë ligjin e prokurorisë.
“Unë jam optimist, unë janë thellë i bindur se pa marrë parasysh sjelljen e opozitës se Ligji i prokurorisë do të miratohet dhe se me këtë nuk do të bllokohet e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Damjan Mançevski nga Lidhja Social Demokrate.
Nga opozita shqiptare kanë parashtruar tetë amendamente e që kryesisht kanë të bëjnë me kërkesën për pavarësi më të madhe në punën e prokurorëve me qëllim eliminimin e ndikimeve politike në punën e tyre.
Propozim-ligji mbështetet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, por kjo parti tani kanë dalë me një propozim-ligj tjetër, atë të vettingut, që sipas saj do të zgjidhte shumë çështje që kanë të bëjnë me punën e drejtuesve të institucioneve.
“Vettingun e konsiderojmë si një instrument për të ardhur deri tek drejtësia joselektive, por edhe për të parandaluar rastet si “Reketi”, raste që kishim më herët si “Monstra” dhe shumë raste tjera që u konsideruan si të dyshimta nga gjykatës dhe prokurorë me mendësi të sistemeve të kaluara”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike është kërkuar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar. Ambasadorja e SHBA-së, Kate Byrnes, ka thënë se miratimi i këtij ligji do të ishte një dëshmi e mirë se institucionet janë të përkushtuara për sundim të ligjit, procedimin e lëndëve gjyqësore të ish-Prokurorisë Speciale dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nevoja për miratimin e këtij ligji erdhi në veçanti pas shuarjes së Prokurorisë Speciale drejtuesit e së cilës u përfshinë në rastin “Reketi” të zhvatjes së 1.5 milion eurove nga biznesmeni, Orce Kamçev të cilit i kishte premtuar masa lehtësuese gjyqësore në një proces penal që po zhvillohej kundër tij./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A