LAJMI I FUNDIT:

Analizat e detajuara të pikturës së Rafaelit

Analizat e detajuara të pikturës së Rafaelit

Shkenca po zbulon sekretet e një prej kryeveprave më të dashura të Rafaelit (Raffaello Sanzio da Urbino), në 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh të Rilindjes.

Shkencëtarët po analizojnë pikturën ”Fornarina”, para transferimit të saj në “Scuderie del Quirinale” për një shfaqje madhore duke filluar nga data 5 mars.


Piktura është realizuar në vitet 1518-1519 dhe i takon fondit të Galerisë së Romës – “Barberini Corsini”,

Analiza bazohet në skanimet e mëdha që syri i njeriut nuk mund t’i perceptojë, për të kuptuar më mirë ngjyrat dhe pigmentet që janë përdorur.

Nga analiza është kuptuar se Rafaeli fillimisht kishte nisur të bënte një peizazh, të cilin më vonë e zëvendësoi me bimët simbole të pjellorisë.

Gruaja që njihet si La Fornarina është Margherita Luti, ishte vajza e një bukëpjekësi në Trastvere. Kur janë bërë analizat e para të veprës me Rreze X, është zbuluar një unazë e fshehur në gishtin e tretë të saj. Kjo ka bërë të lindin spekulimet se kishte fejesë mes piktorit dhe muzës së tij, porse dashuria e tyre mbahej në fshehtësi të madhe meqë Rafaeli duhej të martohej me mbesën e një kardinali të fuqishëm, Maria Bibbiena. /Telegrafi/