LAJMI I FUNDIT:

QYTETI IM I GËRMADHAVE

QYTETI IM I GËRMADHAVE

Nga: Bruce Springsteen (kënga “My City of Ruins”, albumi “The Rising”, 2002)
Përktheu: Fadil Bajraj

Është një rreth i kuq gjaku
Në tokën e ftohtë e të zezë
E po bie shi
Dyert e kishte të çelura krah më krah
Mund ta dëgjoj këngën e organeve
Por grigja ka tretur
Qyteti im i gërmadhave
Qyteti im i gërmadhave

Tash të vellot e këndshme të mëshirës
Fluturojnë nëpër pemët e mbrëmjes
Të rinjtë në qoshe
Si gjethe të shpërndara
Dritaret e kufizuara
Rrugët boshe
Derisa vëllai im i gjunjëzuar
Qyteti im i gërmadhave
Qyteti im i gërmadhave

Hajde, çohu!
Hajde, çohu!

Tash lotët derdhen në jastëkun
Ku flinim ne e dashur
E ti ma more zemrën kur më braktise
Pa puthjen tënde të ëmbël
Shpirti më ka humbur, miko
Pa më thuaj si t’ia nisi prapë?
Qyteti im i gërmadhave
Qyteti im i gërmadhave

Tash me këto duar
Po i lutem Zotit
Po i lutem Zotit
Me këto duar
Më jep fuqi Zot
Me këto duar
Për të besuar Zot
Me këto duar
Lutemi për dashurinë tënde Zot
Lutem për Zotin e humbur
Lutem për këtë botë
Lutem Zot
Me këto duar
Jepmë fuqi Zot
Me këto duar
Me këto duar

Hajde, çohu!
Hajde, çohu!
Çohu