Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar modelin me 15 ministri, të cilën e ka hartuar Qeveria Haradinaj.
Tahiri ka thënë se sot është dita për të uruar marrëveshjen për Qeverinë e re, por sipas tij, Kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë se përgjegjësia e fjalës është më e madhe se synimet afatshkurta politike për pushtet.
“Albin Kurti, gjatë gjithë fushatës zgjedhore e ka proklamuar para populli se do të bëjë qeveri me 12 ministri, kurse sot e ka kopjuar në Projektligjin e Qeverisë modelin me 15 ministri të cilin e ka hartuar Qeveria Haradinaj, proces të cilin e kam udhëhequr unë me kolegë të qeverisë. Këtë model e kam prezantuar edhe zyrtarisht me 25 shtator 2019. Sot, është dita për të uruar marrëveshjen për Qeverinë e re, por, Kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë se përgjegjësia e fjalës është më e madhe se synimet afatshkurta politike për pushtet”, ka shkruar Tahiri në Facebook, përcjell Telegrafi.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin qeverisës.
Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se janë dakorduar që në qeverinë e ardhshme t’i kenë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251