LAJMI I FUNDIT:

Byrnes: Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm ndryshimi i emrit, por edhe krijimi i mundësive

Byrnes: Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm ndryshimi i emrit, por edhe krijimi i mundësive

“Kur bëhet fjalë për rishqyrtimin e Marrëveshjes së Prespës qytetarët duhet të mendojnë dhe ta dinë përfitimin nga Marrëveshjes”, tha ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes.

Sipas saj, Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm emri, por edhe krijim i mundësive për njerëzit e vendit dhe rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Rëndësia e Marrëveshjes së Prespës tregon se vendet duhet të bashkëpunojnë njëra me tjetrën dhe të bëjnë kompromise të vështira dhe se si rezultat i këtyre kompromiseve mund të ndërtojnë ardhmëri më të mirë. Ajo që më shqetëson rreth tentimeve të mashtrohen njerëzit për ndikimin e marrëveshjes së Prespës çfarë do të thotë për vendin është ajo që rrezikohet të humbet fuqia transformuese e Prespës dhe përfitimi nga Marrëveshja e cila krijon mundësi të reja, sjell investime të huaja dhe krijon ardhmëri pozitive, kështu që kur dëgjoj se flitet për shfuqizim apo rishqyrtim të Marrëveshjes së Prespës qytetarët duhet të mendojnë dhe ta dinë përftimin nga Marrëveshja”, tha ambasadorja Berns në pyetjet e gazetarëve pas fjalimit në ngjarjen me të cilën paralajmërohet hapje e zyrave bilaterale për bashkëpunim të të rinjve mes vendit tonë dhe Greqisë.

E pyetur cilat janë pasojat për vendin dhe integrimin euroatlantik nëse realizohen këto paralajmërime për rishqyrtimin e Marrëveshjes së Prespës, Byrnes tha se kjo do të thotë mosnjohje e përfitimeve që i solli marrëveshja.

“Rezultati i Marrëveshjes së Prespës është se dërgoi porosi që Maqedonia e Veriut është e gatshme të ketë bashkëpunim pozitiv dhe konstruktiv me fqinjët e saj dhe së bashku me ato të punojë në aspiratat e saj për anëtarësim në institucionet euroatlantike. Maqedonia e Veriut do t’i bashkëngjitet NATO-s si aleate e barabartë dhe se një ditë do të bëhet anëtare e BE-së dhe partnere e BE-së. Kjo është porosi e rëndësishme, dhe konsekuencat kur flitet se nuk doni t’i njihni të gjitha arritjet e Marrëveshjes së Prespës që do të thotë progres, dërgojnë porosi më ndryshe. Flasim për ardhmërinë dhe duhet të mbetemi të përqendruar në ardhmërinë”, tha ambasadorja Byrnes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori