LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk do kontratë afatgjate me Barcelonën, dëshiron të rinovojë në “stilin Iniesta”

Messi nuk do kontratë afatgjate me Barcelonën, dëshiron të rinovojë në “stilin Iniesta”
Lionel Messi te Barcelona

Lionel Messi thuhet se dëshiron të vlerësojë gjendjen e tij përpara çdo rinovimi të kontratës me Barcelonën.

Ylli argjentinas është lojtari kryesor i ekipit katalunas për më shumë se dhjetë vite dhe tashmë është bërë një idhull në Camp Nou.

Kontrata e lojtarit thuhet se zgjat deri në viti 2021, por drejtuesit dhe tifozët e Barcelonës e duan Messin edhe për shumë vite në ekip.


Megjithatë, sipas mediumit katalunas Mundo Deportivo, Messi ka ndarë mendjen dhe dëshiron të rinovojë në “stilin Iniesta”.

Messi, i cili do të mbush 33 vjeç në qershor dhe siç bëri Iniesta në kohën e tij, nuk dëshiron të mashtrojë askënd dhe lërë më pak veten. Ai nuk do të zvarritet me fanellën e Barçës.

Ai thuhet se do të vlerësojë gjendjen e tij fizike dhe humorin nga viti në vit dhe kështu do të vendosur për rinovimin e kontratës. /Telegrafi/