Pesë ushqimet më të mira për të furnizuar trupin me fibra të shëndetshme, të papërpunuara
Fibrat ushqimore janë pjesë e bimëve, kryesisht e perimeve, frutave dhe drithërave. Fibrat dietetike janë një përbërës i karbohidrateve komplekse
Ekzistojnë dy lloje fibrash – të tretshme dhe të patretshme dhe secili grup funksionon ndryshe në trup. Fibrat e patretshme janë të rëndësishme për të pasur një aparat tretës të shëndetshëm.
Këtë proces e kryejnë duke thithur ujin dhe duke mbajtur të butë përmbajtjen e zorrës. Kësisoj mundësojnë që muskujt në muret e zorrës të funksionojnë pa krijuar shumë presion.
Ja 5 ushqimet që furnizojnë trupin me fibra të shëndetshme, të papërpunuara.
Drithërat
Nëse e filloni ditën duke ngrënë një tas me drithëra, hidhni një sy në etiketë për të parë se sa fibra po merrni. Në qoftë se bëhet fjalë vetëm për pak gramë, mendoni të merrni drithëra të përziera me rrush të thatë.
Një filxhan drithërash me krunde rrushi ka më shumë se 7 gram fibra. Mund t’i gjeni të gatshme ose t’i përgatisni vetë në shtëpi, duke iu shtuar drithërave pak rrush të thatë apo boronica. Mund t’i përdorni edhe kur përgatisni kek apo ndonjë gatim tjetër të këtij lloji.
Fasulet garbanzo
Ju mund t’i quani “fasule garbanzo”. I përkasin familjes së bishtajoreve dhe janë të ngjashme me bizelet. Kokrrat e tyre të verdha mund të jenë të ngjashme qiqrat, por nuk janë të tilla.
Janë shumë të pasura me fibra, kalium dhe magnez. Ato janë shumë të zakonshme në dietat dhe pjatat spanjolle dhe indiane. Mund të shërbehen të nxehta ose të ftohta. Mund të serviren mbi sallata të ndryshme, si përbërës në supa etj.
Dardhat
Dardhat janë veçanërisht të mira, sepse kanë pak kalori dhe janë një burim i mirë i vitaminave, mineraleve dhe fibrave. Një filxhan feta dardhe (ndoshta rreth një dardhë) ka 8 gram fibra. Dardhat janë të lehta për t’u ruajtur. Nuk kërkojnë frigorifer, për aq kohë sa nuk iu është prekur lëkura.
Dardha gjithashtu mund të shërbehet si ëmbëlsirë. Ka disa lloje dardhash, me një gamë varietetesh dhe shijesh.
Fasulet e zeza
Fasulet e zeza janë përdorur tradicionalisht në kuzhinën latine, por janë duke u bërë më të zakonshme edhe në kultura të tjera. Fasulet e zezë kanë përqindje shumë të larta të fibrave.
Një filxhan fasulesh të zeza ka 15 gram fibra. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i proteinave, mineraleve dhe vitaminave B.
Bajamet
Mund të përdoren për t’u hedhur sipër sallatave, të shtohen në kos ose në shumë pjata të ndryshme. Përmbajnë shumë fibra, por janë të pasura edhe në yndyrna të shëndetshme.
Mund të ruhen në temperaturën e dhomës, por është më mirë të ruhen në frigorifer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët