LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse nuk u është aprovuar kërkesa, lojtarët e Milanit do të bartin shirita të zi në krah në nderim të Kobe Bryant

Edhe pse nuk u është aprovuar kërkesa, lojtarët e Milanit do të bartin shirita të zi në krah në nderim të Kobe Bryant

Lojtarët e Milanit do të bartin në krah shirita të zi në nderim të Kobe Bryant që humbi jetën me helikopterin privat në ndeshjen ndaj Veronas.

Legjenda e basketbollit ishte tifoz i Rossonerëve, andaj këta të fundit kanë vendosur ta nderojnë atë.


Federata e Futbollit të Italisë e ka refuzuar kërkesën që lojtarët e tyre të bartin shirita të zi në krah për ta nderuar Bryantin, mirëpo ata do ta realizojnë atë.

Milani nuk ka dashur të dëgjojë për urdhrin e Federatës dhe u ka bërë me dije lojtarëve se do të bartin shiritat e zi në krah për ta nderuar tifozin e tyre dhe ikonën e NBA.

Po ashtu, në San Siro do të mbahet edhe një minutë heshtje, derisa pritet që 35 mijë tifozë të tyre të jenë në stadium.

Kulla i kishte miratuar “fluturimin special” helikopterit të Kobe Bryant
Lexo po ashtu Kulla i kishte miratuar “fluturimin special” helikopterit të Kobe Bryant

Milani kishte lëshuar një njoftim rreth vdekjes së 41-vjeçarit që humbi jetën të dielën e javës së kaluar.

“Ne nuk kemi fjalë për të shprehur sa të tronditur jemi kur dëgjojmë për kalimin tragjik të një prej sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe tifozit Rossoner, Kobe Bryant. Të gjitha mendimet tona janë me familjet e të prekurve nga ky aksident tragjik. Përgjithmonë do të na mungosh, Kobe ”, ka shkruar klubi italian.

Flet ish-piloti i Kobe Bryant që kishte vozitur ‘Mamba Chopper”: Helikopteri ishte në gjendje perfekte
Lexo po ashtu Flet ish-piloti i Kobe Bryant që kishte vozitur ‘Mamba Chopper”: Helikopteri ishte në gjendje perfekte

Bryant kishte zbuluar në vitin 2016 se është një tifoz i madh i tyre: Jam rritur duke e shikuar Milanin, jam një tifoz i madh i klubit. Ishte koha kur luanin legjenda si Van Basten, [Frank] Rijkaard, [Ruud] Gullit, [Paolo] Maldini sa kishte filluar dhe ne kishim [Franco] Baresin”, kjo ishte skuadra ime”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori