Aktori Alfred Trebicka, ka shprehur haptazi mendimin e tij në lidhje me regjisorët që kanë nxjerr filma vitet e fundit.
Ai tregon se tregu i regjisorëve shqiptarë është i mbushur me njerëz që nuk gëzojnë titullin e mirëfilltë të regjisorit, por thjesht realizojnë filma si pasojë e buxheteve financiare që ata kanë.
“Unë, si ,profesionist do t’i quaja sharlatanë. Këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja”, ka thënë ai në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatore Evi Reçi. “Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi, pa asnjë lloj… thonë unë jam kineast. Ore, fjala kineast është fjalë shumë e madhe… një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë unë do bëj film… Bëjnë skenarin vetë, bëjnë regjinë vetë, bëjnë dhe rolet vetë… dhe vetëshpallen pastaj njerëzit, unë jam regjisor, jam kineast, se unë e njoh tregun… ka kapur tregun ky… ky di se çdo tregu. Cilin treg? Për cilin treg flasin këta?”.
Trebicka u shpreh se nuk është i bindur me rrugën që kinemaja shqiptare po merr: “Jam shumë skeptik dhe për shumë kohë kam heshtur dhe s’kam dashur të flas për këto lloj gjërash. Por, janë bërë si gripe, si viruse që gjenden gjithandej”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e fisit Shala
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Vitet e fundit të Ismail Qemalit
Jeta në komunizmin shqiptar
Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'