LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit të sotëm, deklarohen LVV dhe LDK: Nesër takim i përbashkët me ambasadorët e QUINT-it

Pas takimit të sotëm, deklarohen LVV dhe LDK: Nesër takim i përbashkët me ambasadorët e QUINT-it

Pas takimit të sotëm të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, e që rezultoi i paskuksesshëm, LVV dhe LDK kanë dalë me komunikata zyrtare për media.

Në deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se në takimin e sotëm nuk është arritur marrëveshja.


LVV thotë se edhe nesër dy subjektet politike do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja”.

“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”thuhet në deklaratën e LVV-së, përcjell Telegrafi.

LVV dhe LDK as sot nuk arrijnë marrëveshje për koalicion
Lexo po ashtu LVV dhe LDK as sot nuk arrijnë marrëveshje për koalicion

Ndërsa, LDK thotë se në takim kanë shpalosur qëndrimet e tyre tashmë të njohura për opinionin.

“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

LVV përkujton se kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës./Telegrafi/