LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pranon telegram urimi nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Konjufca pranon telegram urimi nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pranuar një letër urimi nga kryeparlamentari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Xhaferi përmes kësaj letre i ka uruar Konjufcës, postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dukë shprehur gatishmërinë që edhe gjatë këtij mandati do të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë të hapur dhe miqësore.

“Veçanërisht do e kisha theksuar bashkëpunimin ndërmjet kuvendeve si më të drejtpërdrejtë dhe të afërt. Më lejoni t’i përsëris zotimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të përbashkët”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.


Më poshtë gjeni të plotë letrën:

“I nderuar z. Konjufca,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju drejtoj urime të sinqerta për zgjedhjen e Juaj për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me dëshirë për kryerje të suksesshme të kësaj detyre me përgjegjësi.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kultivojnë marrëdhënie bilaterale të mrekullueshme që karakterizohen me afërsi, përzemërsi dhe miqësi, si edhe me mbështetje të ndërsjellë pa rezervë dhe unë siqerisht besoj se edhe gjatë mandatit Tuaj do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrën e njëjtë të hapur dhe miqësore.

Veçanërisht do e kisha theksuar bashkëpunimin ndërmjet kuvendeve si më të drejtpërdrejtë dhe të afërt.

Më lejoni t’i përsëris zotimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të përbashkët.

Koleg i nderuar, pranoni edhe njëherë shprehjet e respektimit tim të thellë“, thuhet në telegramin e urimit të kryeparlamentarit Xhaferi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori