LAJMI I FUNDIT:

Mourinho fajëson Interin për vonesën në transferimin e Eriksenit

Mourinho fajëson Interin për vonesën në transferimin e Eriksenit
Jose Mourinho dhe Christian Eriksen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho e ka kritikuar Interin që e ka vonuar kaq shumë marrëveshjen për Christian Eriksenin duke thënë se nuk duhej të ndodhte kaq vonë.

Nerazzurrët po e kërkojnë mesfushorin e Tottenham Hotspur që disa javë, ndërsa kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin kohë më parë.


Merr fund ‘telenovela Eriksen’, danezi pritet t’i kryej të hënën testet mjekësore te Interi
Lexo po ashtu Merr fund ‘telenovela Eriksen’, danezi pritet t’i kryej të hënën testet mjekësore te Interi

La Gazzetta dello Sport raporton se takimi i parë mes dy palëve ka ndodhur më 22 nëntor 2019, ndërsa Spursat asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga kërkesa prej 20 milionë eurosh, ndërsa Interi është pajtuar që ta barazojë këtë shumë përmes bonuseve dhe shtesave.

Jose Mourinho dhe Christian Eriksen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Media të shumta italiane raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur dhe të hënën pritet të kryhen ekzaminimet mjekësore, për më shumë Eriksen nuk ishte as në bankën rezervë ndaj Southamptonit.

“Nuk dua të them asgjë. Thjesht dua të them se situata nuk është dashur të ndodhte më 25 janar. Dhe nuk është për fajin e Tottenhamit që më 25 janar jemi në këtë situatë”, ka deklaruar Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori