Spasovski-Michel: E presim metodologjinë e re për zgjerim të BE-së
Kryeministri Oliver Spasovski e priti kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel i cili erdhi për vizitë pune në vendin tonë me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.
“Në takim Spasovski shprehu falënderim për kujdesin e rritur dhe deklaratat e hapura publike për mbështetje për hapje sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Këshillit Evropian, dhe shprehu pritshmëri se data për fillimin e negociatave do të vijë shpejtë pas miratimit të metodologjisë së re për zgjerim, pasi vendet anëtare të BE-së do të japin leje për miratimin që të respektohen premtimet e dhëna për Maqedoninë e Veriut në periudhën e kaluar”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Kryeministri Spasovski potencoi se për vendin tonë koha është me rëndësi kyçe, që të mos rrezikohet dinamika e reformave e cila fillimisht duhet ta arrijë kulminacionin e saj, si dhe Marrëveshja e Prespës në fazën e saj të rëndësishme të zbatimit në periudhën e ardhshme.
Në takim kryetari i Këshillit Evropian ishte njoftuar me përgatitjet për zbatimin e zgjedhjeve të cilat duhet t’i organizojë Qeveria teknike në të cilën tani marrin pjesë edhe ministra të opozitës sipas Marrëveshjes së Përzhinos.
Kryeministri Spasovski theksoi se përveç pjesëmarrjes në funksionimin e papenguar të Qeverisë, nga opozita pritet edhe qasje me përgjegjësi në miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, që të ngritet mbi kalkulimet politike dhe të pranojë se duhet të marrë pjesë në miratimin e ligjit dhe të jetë pjesë e së ardhmes evropiane të vendit.
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel në takim theksoi se vizita e tij në vendin tonë, në të cilën arriti nga Tirana, ka për qëllim që të dërgojë porosi të fuqishme se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, si dhe të japë porosi për inkurajim për zbatim të vazhdueshëm të proceseve reformuese dhe zbatimit të obligimeve të vendit nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti