LAJMI I FUNDIT:

Lejohet votimi me dokumente identifikimi të Kosovës me afat të skaduar

Lejohet votimi me dokumente identifikimi të Kosovës me afat të skaduar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.02.2025, nxjerr këtë: vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin KQZ-së


Aty gjithashtu thuhet se lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025.

“II. Obligohen Këshillat e vendvotimeve për zbatimin e këtij vendimi.

III. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
Kalo në kategori