LAJMI I FUNDIT:

Hearn: Joshua është gati të pranojë ndarje të barabartë të fitimeve për t’u ndeshur me fituesin e meçit Wilder-Fury

Hearn: Joshua është gati të pranojë ndarje të barabartë të fitimeve për t’u ndeshur me fituesin e meçit Wilder-Fury
Foto: The Sun

Promotori i njohur Eddie Hearn ka thënë se boksieri anglez, Anthony Joshua do të ishte i gatshëm të pranonte një ndarje 50-50 të fitimeve të meçit për t’u ndeshur me fituesin e përballjes së Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Fury dhe Wilder përballen me 22 shkurt dhe Joshua do të dëshirojë të përballet me fituesin e kësaj përballje.


Joshua dëshiron për t’i japë vetes një meç për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga fundi i shekullit.

Joshua i gatshëm të heq dorë nga titujt e tij për t'u përballur me Wilderin ose Furyn: Heqja dorë nga njëri rrip, krijon më shumë histori dhe argëtim
Lexo po ashtu Joshua i gatshëm të heq dorë nga titujt e tij për t'u përballur me Wilderin ose Furyn: Heqja dorë nga njëri rrip, krijon më shumë histori dhe argëtim

“Ne duhet të përpiqemi ta bëjmë atë të ndodhë. Tani për tani, lufta që dëshiron Anthony Joshua është me fituesin e Wilder dhe Fury”, ka thënë fillimisht Hearn për Sky Sports.

Joshua me katër titujt e tij (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi qenë aty më parë. Të dy boksierët kanë refuzuar ndarje 60-40 për atë luftë dhe tani nuk kemi mundësi tjetër, por t’u ofrojmë atyre 50-50”.

“Meçi nuk do të ndodhë kurrë, duke iu nënshtruar shefit që i jep gishtin lart, e cila mendoj se ai e di se është mënyra për ta bërë këtë luftë”.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Hearn konfirmoi gjithashtu se çdo luftë ka të ngjarë të zhvillohet në Arabinë Saudite pas suksesit të meçit të Joshuas kundër Andy Ruiz Jr.

Ultimatum për Joshuan: Deri në fund të janarit duhet të arrijë marrëveshje me kundërshtarin e radhës
Lexo po ashtu Ultimatum për Joshuan: Deri në fund të janarit duhet të arrijë marrëveshje me kundërshtarin e radhës

“Ne kemi një ofertë të madhe që ajo luftë të zhvillohet. Një mundësi e madhe. Ne kemi një partneritet në Arabinë Saudite”.

“Ata i vendosën paratë për luftën e Andy Ruiz. Gjithçka që premtuan, ata e mbajtën”, përfundoi promotori i Joshuas. /Telegrafi/

Joshua dhe promoteri i tij, Eddie Hearn!

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori