LAJMI I FUNDIT:

Rrezik në SHBA, amerikani i infektuar me coronavirusin vdekjeprurës ‘kishte kontakt të ngushtë me të paktën 16 persona’

Rrezik në SHBA, amerikani i infektuar me coronavirusin vdekjeprurës ‘kishte kontakt të ngushtë me të paktën 16 persona’

Amerikani që ishte i infektuar me coronavirusin e ri të Kinës ra në kontakt të ngushtë me të paktën 16 persona para se të futeshin në izolim, zbuluan zyrtarët shëndetësorë ndërsa paralajmëruan se do të ketë më shumë raste në SHBA.

Njeriu i paemëruar nga shteti i Uashingtonit, i cili është në të 30-at e tij, u konfirmua publikisht si perëndimori i parë i infektuar me virus të martën më 21 janar, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët në SHBA thonë se mund të ketë tani të paktë 16 të infektuar, sepse ai kishte kontakte me ta, ose më shumë njerëz në Amerikë që nga hyrja e tij në Shtetet e Bashkuara.

Ai nuk u diagnostikua deri të hënën, 20 janar, pasi u kthye në shtëpi nga Kina pesë ditë më parë dhe u sëmur më vonë atë javë.

Coronavirusi, një sëmundje e ngjashme me SARS, që ka vrarë 17 persona dhe të paktën 632 njerëz në të gjithë botën janë infektuar – përfshirë vendet si Tajlanda, Japonia, Tajvani, Koreja e Jugut dhe SHBA.

Shkencëtarët vlerësojnë se numri i vërtetë i njerëzve të infektuar që nga fillimi i shpërthimit është në mijëra, ndoshta më i lartë se 9,000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori