LAJMI I FUNDIT:

Andrews: Procesi i vettingut mund të përballet me sfida dhe rreziqe

Andrews: Procesi i vettingut mund të përballet me sfida dhe rreziqe

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews, deklaroi sot se Kosova nuk do të ketë asistencë të përhershme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke porositur se varet nga vullneti politik, por edhe nga qytetarët e Kosovës se sa do të ketë sundim të ligjit në vend.

Ai këto komente i bëri gjatë një sesioni të diskutimit të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku ka folur për rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë.


Andrews, i cili vjen për herë të parë në Kosovë, tha se qytetarët e vendit duhet të kenë besim në institucionet vendore, por e rëndësishme është që të ndërtohet ky besim.

“Puna me jonë me institucionet qeveritare është që të krijohet ky besim. Roli të cilën e luan shoqëria civile është krucial. Nuk ka një sistem të përkryer të drejtësisë. As te ne nuk është i përkryer. Institucionet ngrihen dhe përmirësohen duke u munduar që të jetë i përkryer. Roli i shoqërisë civile nganjëherë mund të jetë konfrontues. Kur Kosova të ngritë kapacitetet e veta, asistenca nuk është e përhershme dhe nevoja për këtë asistencë largohet”, tha ai.

Ai mes tjerash tha se nga vullneti politik varet sundimi i ligjit në vend.

“Mosndëshkimi ndikon në sundimin e ligjit, mosndëshkimi është masë e mos sundimit të ligjit. Një nga proceset më të rëndësishme është që të mbajmë me llogari ata që janë në fuqi, edhe sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë më të dobëtit”, ka shtuar ai.

Gjatë diskutimit ai ka theksuar se ka sfida dhe rreziqe të mëdha në procesin e vettingut.    

“Ka qasje më të mirë të përmirësimit se sa të bëhet vettingu, sepse numri i tyre mund të përgjysmohet dhe numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të ulet. Ka rreziqe dhe sfida të mëdha në këtë proces”, ka porositur Andrews.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori