LAJMI I FUNDIT:

Bursistit olimpik nuk i lejohet stërvitja në sallën e gjimnazit të Suharekës

Bursistit olimpik nuk i lejohet stërvitja në sallën e gjimnazit të Suharekës

Edhe pse është  bursist i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë dhe një ndër themeluesit e Federatës se Shigjetarisë së Kosovës dhe anëtar i saj, Atdhe Luzhnicës nuk i lejohet të bën stërvitje në palestrën e gjimnazit, “Jeta e Re” në Suharekë, e cila është e vetmja që sipas tij i plotëson kushtet për stërvitje gjatë stinës së dimrit.

Kjo pasi drejtori i gjimnazit, Fadil Elshani nuk e ka lejuar që të stërvisë përkundër që kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka lëshuar një vendim në vitin 2018 ku i lejohet të gjitha klubeve  sportive rinore që merren me aktivitet sportive të grup moshave për fëmijë t’i shfrytëzojnë palestrat sportive nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës.


“Në atë palestër kamë bërë stërvitje tre-katër vite me radhë. Në momentin që ka ndryshuar pushteti lokal ka ndryshuar edhe drejtori i cili ma ka ndalua edhe hapësirën e jashtme të shkollës por edhe palestrën për t’u stërvitur. Ai ma ka dhënë një arsyetim që “askund me ligj nuk specifikohet që unë mund ta shfrytëzojë atë hapësirë. Në fakt me ligj as e kundërta nuk thuhet dhe mendoj që ai objekt është aset i Komunës dhe duhet ta kemi mundësin edhe klubet ta shfrytëzojmë e sidomos unë që jam bursist për normë olimpike e që kjo është koha e fundit që unë mund ta pretendojë”, deklaroi Atdhe Luzhnica për RTV Dukagjinin.

I kontaktuar nga RTV Dukagjini, drejtori gjimnazit, Fadil Elshani nuk pranoi të prononcohet në lidhje me këtë çështje as nga telefoni dhe as përmes kamerës.

Drejtori i arsimit në komunën e Suharekës, Remzi Bytyçi thotë se vendimi i lëshuar nga komuna duhet të respektohet nga të gjithë drejtorët e shkollave derisa për rastin e Atdheut tha se të gjitha palestrat plotësojnë kushtet për të bërë stërvitje.

“Për rastin në fjalë mund të them se shigjetari mund të shfrytëzojë edhe sallat tjera të shkollave të ndryshme që janë shumë të mira. Sportisti është fiksuar vetëm te kjo sallë por te e njëjta ka shumë ngarkesë”, shprehet Remzi Bytyçi.

Atdhe Luzhnica është njëri nga shigjetarët më të mirë të Kosovës derisa stërvitjet gjatë stinës së dimrit tash e dy vite nuk ka vend ku t’i bëjë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori