Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi anëtaren e Parlamentit Evropian, njëherësh kryesuese e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Viola Von Cramon-Taubadel. Kjo e fundit, problem serioz të këtyre zgjedhjeve potencoi mungesën e transparencës për financimin e fushatës.
Kryeparlamentari Konjufca dhe europarlamentarja Von Cramon-Taubadel diskutuan për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar dhe ecurinë e tyre.
Konjufca theksoi se organizimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës tashmë ka arritur një nivel të kënaqshëm, dëshmia më e mirë të cilit është vet pranimi i rezultatit zgjedhor nga të gjitha subjektet politike garuese.
Kryesuesja e këtij misioni, Von Cramon-Taubadel, theksoi në mënyrë të veçantë faktin se zgjedhjet, duke marrë parasysh afatin e shkurtër kohor për t’u përgatitur, kanë qenë demokratike, të organizuara dhe të përgatitura shumë mirë.
Ajo tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë punë shumë të mirë, duke përgatitur në kohë materialet, gjë që duhet theksuar për shkak të kompleksitetit të procesit.
Problem serioz të këtyre zgjedhjeve, Von Cramon-Taubadel potencoi mungesën e transparencës për financimin e fushatës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?