LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Arsenali tregoi se ka karakter në barazimin ndaj Chelseat, jam krenar me ekipin

Xhaka: Arsenali tregoi se ka karakter në barazimin ndaj Chelseat, jam krenar me ekipin

Granit Xhaka beson se Arsenali ka heshtur ata që pretendojnë se klubit i mungon karakteri, pasi morën një barazim mbresëlënës 2-2 me Chelsea të martën.

Topçinjtë mbeten me 10 lojtarë në minutën e 26-të pasi David Luizit iu dha karton i kuq për një faull në Tammy Abraham dhe Jorhinho kaloi Blutë në epërsi.


Me gjithë atë disavantazh numerik, skuadra e Mikel Arteta tregoi mjaftueshëm shpirt duke arritur barazimin me anë të Gabriel Martinelli në minutën e 63-të.

Dramë në Londër: Me katër gola të shënuar e një karton të kuq, përfundon pa fitues derbi në mes Chelseat e Arsenalit
Lexo po ashtu Dramë në Londër: Me katër gola të shënuar e një karton të kuq, përfundon pa fitues derbi në mes Chelseat e Arsenalit

Cesar Azpilicueta e vendosi Chelseat përsëri në epërsi në minutën e 84-të para se Hector Bellerin të barazoj shifrat disa minuta më vonë dhe të marr një pikë.

Me barazim, skuadra e Artetas të ngritët në vendin e 10-të në Ligën Premier dhe Xhaka beson se skuadra dërgoi një mesazh të qartë me performancën e tyre.

Arsenali u rikthye me një lojtar më pak (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi luajtur shumë mirë pas kartonit të kuq. Ishte shumë vështirë, por treguam shpirt të shkëlqyeshëm ekipor”, ka thënë fillimisht Xhaka për BT Sport.

“Ne po flisnim në pushim që mund ta bëjmë atë dhe u kthyem dy herë nga disavantazhi, kështu që jam shumë krenar për këtë ekip”.

Mustafi e Xhaka me paraqitje të mirë: Chelsea 2-2 Arsenal, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Mustafi e Xhaka me paraqitje të mirë: Chelsea 2-2 Arsenal, notat e lojtarëve

“Pas kësaj loje askush nuk do të duhet të flasë për ne. Ne treguam një karakter të madh”.

“Shumë njerëz thonë se nuk kemi karakter në ekip, kështu që pas kësaj loje, ne treguam se kemi”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori