LAJMI I FUNDIT:

Virusi vdekjeprurës i Kinës, zbulohet rasti i parë edhe në SHBA

Virusi vdekjeprurës i Kinës, zbulohet rasti i parë edhe në SHBA

Rasti i parë i virusit vdekjeprurës tanimë të përhapur në Azi është zbuluar edhe në Shtetet e Bashkuara.

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të njoftojnë se virusi i ngjashëm me gripin është raportuar në shtetin Uashington, raportoi CNN, duke cituar një burim federal jashtë agjencisë të cilin e përshkroi si të përfshirë në këtë çështje, përcjell Telegrafi.


Sëmundja misterioze – e cila mund të transmetohet midis njerëzve – besohet të jetë shfaqur fillimisht në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Numri i vdekjeve nga virusi u rrit në gjashtë të martën me numrin e rasteve të raportuara në rritje në më shumë se 300.

Katër raste u zbuluan në Tajlandë, Japoni dhe Korenë e Jugut, duke çuar në frikë për përhapjen e saj përmes udhëtimeve ndërkombëtare.

Deri më tani nuk është e qartë se si pacienti amerikan u infektua, nëse udhëtoi në Kinë ose e kanë transmetuar virusin tek dikush tjetër, sipas raportimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori