LAJMI I FUNDIT:

Lajme të kundërta nga Kroacia dhe Italia rreth transferimit të Olmos te Milani

Lajme të kundërta nga Kroacia dhe Italia rreth transferimit të Olmos te Milani

Vazhdon të ketë raporte të kundërta nga Kroacia dhe Italia lidhur me transferimin e propozuar të Dani Olmo nga Dinamo Zagreb te Milani.

Sipas mediumit kroat Sportske Novosti, kalimi i talentit spanjoll në San Siro është çështje ditësh.

Lojtari do të transferohet për 20 milionë euro, plus pesë milionë euro tjera bonuse dhe një përqindje e shitjes së tij në transferimin e ardhshëm.


Milani i bashkohet garës për Dani Olmon, bënë ofertë te Dinamo Zagrebi
Lexo po ashtu Milani i bashkohet garës për Dani Olmon, bënë ofertë te Dinamo Zagrebi

Kontrata thuhet se do të jetë pesë-vjeçare me vlerë prej 2.5 milionë euro në sezon për 21-vjeçarin spanjoll.

Gjithashtu thuhet që Olmo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e sotme miqësore të Dinamo Zagrebit me Lokomotivën.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio qëndron në këmbënguljen e tij se çdo interes i Milanit është për verën.

Kontrata e tanishme e Olmos me Dinamo Zagreb do të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe ai raportohet se ka refuzuar një zgjatje. /Telegrafi/