LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, djali e bën babanë për spital

Prishtinë, djali e bën babanë për spital

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babanë, duke e lënduar rëndë.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, në ora 09:00.


Sipas raportit policor, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/