LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu insiston për takimet e liderit të VV me Thaçin: Kurti le ta thotë të vërtetën

Haxhiu insiston për takimet e liderit të VV me Thaçin: Kurti le ta thotë të vërtetën

Publicisti Baton Haxhiu insiston në vërtetësinë e deklaratës së tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë takuar edhe dy herë të tjera, para takimit zyrtar të 6 janarit në Presidencën e Kosovës.

“Z.Thaçi dhe Z.Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, ka thënë ai në Info Magazine, duke u reaguar në deklaratën e drejtuesit të emisionit se takimi prej katër minutash i Thaçit dhe Kurtit ishte shumë i shkurtër.

Pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Haxhiut.


Në këtë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje është përgjigjur publicisti Haxhiu, duke dhënë edhe detaje tjera për dy takimet e Albin Kurtit me Hashim Thaçin.

“Më vjen keq që ky lajm, i cili do të konsiderohej normal në secilin vend të botës merr kësi reagimesh. S’e di pse kanë frikë nga takimet”, ka thënë Haxhiu, transmeton Klan Kosova.

“Para takimit zyrtar kanë ndodhur edhe dy takime tjera. Për hir të korrektësisë nuk dua ta përmend ndërmjetësuesin. Takimi i parë ka ndodhur me ndërmjetësimin e një institucioni ndërkombëtar. Takimi i dytë ka ndodhur me pajtimin e të dyve, pa ndërmjetësim. E kuptoj z.Manxhuka për reagimin e tij. Ai e ka thënë të vërtetën e tij. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me siguri nuk i ka treguar për këtë takim askujt nga partia e tij. Pres nga Albin Kurti të më dëmantojë vet ai, nëse takimet nuk kanë ndodhur. Nëse kam gënjyer unë heq dorë nga jeta publike. Por, nëse ka gënjyer ai, duhet t’i kërkojë falje anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sepse nuk pranoj kërkim-falje nga ai”, ka thënë Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Politikë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari

U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari

Lajme
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës riga shiu

Vranët dhe me diell, gjatë ditës riga shiu

Lajme
Kalo në kategori