LAJMI I FUNDIT:

Reagon LVV: Haxhiu po i del në ndihmë presidentit kundër Vetëvendosjes

Reagon LVV: Haxhiu po i del në ndihmë presidentit kundër Vetëvendosjes

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Kështu deklaroi opinionisti, Baton Haxhiu, në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova.

Lidhur me këtë deklaratë të Haxhiut, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.


Zëdhënësi i këtij subjekti, Arlind Manxhuka në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se “Baton Haxhiu nuk e ka thënë të vërteten”

“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata”, ka thënë Manxhuka.

Ai më tej shtoi se Baton Haxhiu është i gatshëm të gënjejë në ndihmë të presidentit Thaçi.

“Baton Haxhiu është i gatshëm të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por, dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, ka thënë Manxhuka për Telegrafin.

Ndryshe sot lideri i LVV-së, Albin Kurti i është përgjigjur letrës së presidentit Hashim Thaçi të cilën ky i fundit ia dërgoi më 10 janar 2020.

Kurti letrën e Thaçit e ka konsideruar si paralajmërim kërcënues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Politikë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari

U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari

Lajme
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës riga shiu

Vranët dhe me diell, gjatë ditës riga shiu

Lajme
Kalo në kategori