Shqipëria për fat të keq po përballet vitet e fundit me një “hemorragji” sociale, ku një numër i madh qytetarësh kanë zgjedhur të lënë vendin dhe të nisin jetën e tyre në një vend tjetër, si për shembull në Gjermani dhe në Francë. Ata duket që po lënë Shqipërinë me shpresën se diku jashtë do të gjejnë atë çfarë iu ka munguar në vendin ku janë lindur e rritur.
Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018 emigruan mbi 38 mijë shqiptarë. Përgjatë viteve 2011-2017 janë larguar nga vendi 330 mijë persona. Në total, për këto tetë vite janë 369 mijë qytetare të larguar. Largimi bëhet me një ritëm prej 46 mijë personash në vit.
Emigracioni po lë pasoja të ndjeshme demografike, sociale dhe ekonomike. Ai po prodhon boshatisje të vendit, rëndim te skemës së pensioneve, plakje të popullsisë dhe ulje të numrit të lindjeve, ngaqë ata që largohen nga vendi janë përgjithësisht në moshë të re.
Largimi i profesionistëve si inxhinierë, mjekë, punonjës të teknologjisë së informacionit, infermierë, mësues krijon vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj. Kjo jo vetëm prej investimit të gjatë ndaj profesionistëve të fushës, por sepse këto janë profesione që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqërinë dhe ekonominë e një shteti.
Braktisja kërkon ndërmarrjen e veprimeve urgjente nga qeveria dhe klasa politike, duke e kufizuar këtë dukuri me politika zhvillimi dhe rritjen e pagave shtetërore per inteligjencën, te paktën nga korriku 2020. Rritja prej 7 për qind për të punësuarit në shëndetësi nuk po e ndalon boshatisjen e spitaleve.
Ndërkohë Ambasada Gjermane në Tiranë njoftoi qytetarët tanë të bëjnë kujdes kur aplikojnë për vizë pune në Gjermani, për të mos rënë pre e sekserëve që premtojnë lehtësira në aplikim, kundrejt parave. Aplikimi bëhet i gjithi me e-mail dhe pa pagese. Janë me mijëra ata që po mendojnë të shkojnë për pune në Gjermani ose Francë. /Euronews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City