LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk është caktuar takimi Kurti-Mustafa

Ende nuk është caktuar takimi Kurti-Mustafa

Janë bërë më shumë se tre muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet e prakohshme nacionale, e dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve ende nuk janë dakorduar për një marrëveshje.

Në tri takimet që u mbajtën javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, dështuan të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Krerët e këtyre dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë caktuar ende asnjë takim. Të paktën kështu thotë për KosovaPress, zyrtari për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.


“Nuk mund të them asgjë. Zakonisht takimet caktohen paraprakisht, por ende nuk di nëse tashmë është caktuar ndonjë”, ka thënë Manxhuka.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë edhe Agim Veliu e Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar që LDK po kërkon të kthehet te oferta fillestare, duke kërkuar pesë ministri, kryeparlamentarin dhe zotimin për president. Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur gatishmëri t’i japë LDK-së një ministri më shumë, por jo edhe pozitën e kreut të Kuvendit të Kosovës. Pozitë kjo të cilën po e mban Glauk Konjufca i LVV-së.

Po bëhen më shumë se dy javë prej kur është konstituar Kuvendi i Kosovës dhe Albin Kurti, partia e të cilit doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ka refuzuar të marrë mandatin nga Hashim Thaçi për të formuar Qeverinë brenda 15 ditëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori