LAJMI I FUNDIT:

PTHP Shkup: Nuk ka dëshmi se deponia Drislla ndot ajrin

PTHP Shkup: Nuk ka dëshmi se deponia Drislla ndot ajrin

‘Deponia Drislla nuk e ndot ajrin në qytetin e Shkupit’, është konstatimi i hetimit të Prokurorisë themelore publike – Shkup. Dy vite pasi u hap lënda pas ankesa për ndotje nga deponia Drislla, Prokuroria e mbylli rastin me vendim se nuk ka dëshmi për djegie të paligjshme të mbeturinave mjekësore në këtë deponia dhe për këtë arsye nuk do të inicohet hetim i mëtejmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bazuar në të dhënat e shumta të mbledhura dhe dëshmive relevante, e sidomos ato nga testet dhe analizat e kryera, nuk del përfundimi se nga deponia “Drislla-Shkup”, në kundërshtim me ligjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, janë lëshuar gaz helmues në sasi më të madhe që do të kishte shkaktuar dëmtim të dallueshëm të cilësisë së ajrit dhe rrezik për shëndetin dhe jetën e njerëzve, si dhe shkatërrim të botës bimore dhe shtazore, thuhet në konkluzën e PThP Shkup.


Në vitin 2017 inspektorët kanë vërtetuar se furra për djegie të mbeturinave mjekësore lëshojnë grimca mbi normën e lejuar dhe ka përfunduar me gjobë për konecsionerin e deponisë dhe kufizim të kohës së lejuar për djegie të mbeturinave, por në vitin 2018 deponia është furnizuar me filtra të ri dhe ka bërë ndryshime në vetë furrën për djegie të mbeturinave mjekësore. Pas këtyre ndryshimeve, sasia e grimcave në gazrat e lëshuar nga deponia janë ulur në kufinjtë e lejuar, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori