LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet tifozi i Veronas që fyeu Balotellin në baza racore, i shqiptohet dënim i rëndë

Identifikohet tifozi i Veronas që fyeu Balotellin në baza racore, i shqiptohet dënim i rëndë
Mario Balotelli (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Një tifozit të Hellas Veronas i cili abuzoi në baza racore me sulmuesin e Brescias, Mario Balotelli, i është dhënë një ndalim pesë-vjeçar nga të gjitha ngjarjet sportive.

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshje në Serie A në Stadio Bentegodi, kur Balotelli gjuajti topin në tribunat e zonën nga ku vinin thirrjet fyese.


Verona këmbënguli se askush nuk i kishte dëgjuar thirrjet racore në drejtim të sulmuesit, por më vonë një tifoz i vendasve ngarkoi një video në mediat sociale, ku ato ishin qartë të dëgjueshme.

Balotelli fyhet sërish në baza racore, derisa ndeshja Verona - Brescia u ndërpre
Lexo po ashtu Balotelli fyhet sërish në baza racore, derisa ndeshja Verona - Brescia u ndërpre

Kjo pamje ishte përdorur për të identifikuar një prej përkrahësve, një 38-vjeçar që po vizitonte Veronën nga Agrigento, Sicili.

Tani atij i është dhënë një dënim i rëndë, i cili e ndalon atë të marrë pjesë në ndonjë ngjarje sportive në Itali ose në Bashkimin Evropian për pesë vitet e ardhshme.

Presidenti i Brescias, Cellino: Balotelli nuk ka buzëqeshur më që nga abuzimi racor në Verona
Lexo po ashtu Presidenti i Brescias, Cellino: Balotelli nuk ka buzëqeshur më që nga abuzimi racor në Verona

Ndërsa kjo sigurisht që është përparim, mbetet fakti se ai u identifikua dhe u soll para drejtësisë, vetëm sepse tifozët ngarkuan videon e tyre.

Përdorimi i kamerave të mbikëqyrjes dhe sigurimit për të identifikuar tifozët nuk ka rezultuar ende efektiv. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori