Arra ndihmon trurin, karota shëron sytë, a dini për çfarë është e mirë selinoja?
A e keni ditur që ekziston lidhja midis formave të pemëve dhe perimeve dhe organeve të cilat i shërojnë?
Artikuj të ndryshëm mbrojnë shëndetin e organeve të ndryshme në trup. Artikuj të caktuar pikërisht mbrojnë ato organe të cilave u ngjasojnë, ndërkaq për këtë pakkush sot di, transmeton Telegrafi.
Nëse mendoni pak, do të vëreni që “natyra” është përpjekur në mënyrë të besueshme kur është fjala për ngjashmëritë.
Karota – shëron sytë
Prerja e tërthortë e karotës ngjason me syrin e njeriut, d.m.th. me iridën. Karotat janë plot vitamina dhe antioksidante, si edhe beta-karoteni, i cili zvogëlon shanset nga shkaktari kryesor i humbjes së shikimit te të moshuarit.
Shkenca ka treguar që karota nxit qarkullim gjaku në këtë organ dhe avancon funksionin e syve.
Arra – shëron trurin
Duket sikur truri, ndërkaq rrudhat ngjasojnë në koren e trurit. Është vërtetuar shkencërisht që arra ndihmon në zhvillimin e funksionit të trurit.
Nga pikëpamja shkencore, frutat e arrave janë të pasura me thartira yndyrore omega-3, të cilat vërtet janë të domosdoshme për funksionim të shëndetshëm të trurit.
Prandaj, s’ka dilemë në tregimin që arrat veprojnë në mënyrë efektive në organin më të rëndësishëm të organizmit të njeriut, i cili bën që të jemi ata që jemi dhe 24 orë në ditë drejton trupin dhe mendjen tonë.
Selinoja – shëron eshtrat
Kërcejtë e gjatë të selinos duken bash sikur eshtrat, ndërsa njëherësh, selinoja është i dobishme dhe për eshtra.
Selinoja është burim i shkëlqyeshëm i silicit, i cili është pjesë e strukturës molekulare e cila u jep forcë eshtrave. Krahas këtyre ngjashmërive ekziston edhe tjetra dhe ajo është që eshtrat kanë 23 për qind natrium, mu si edhe selinoja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore