Aksionet e gjigantit botëror të naftës Saudi Aramco kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i debutimit të kompanisë shtetërore saudite në bursë, pasi investitorët po stepen nga një hakmarrje e mundshme iraniane pas vrasjes së javës së kaluar të Qasem Soleimani në një sulm ajror amerikan.
Vlera e aksioneve ra me të paktën 2 për qind që nga vrasja e Soleimanit, duke reflektuar shqetësimet se Irani mund t’i përgjigjej sulmit duke synuar infrastrukturën e naftës të Arabisë Saudite, një aleat kyç amerikan në rajon.
Pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës së papërpunuar me rreth 6 për qind, ku çmimi për fuçi ka arritur gati 70 dollarë, aksionet kanë qenë të ulëta që në muajin dhjetor. Madje sipas të dhënave të kompanisë, rënia totale e aksioneve që nga pezullimi i ofertës publike në 16 dhjetor, arrin në gati 10 për qind më pak, duke bërë që në vetëm dy javë Saudi Aramco të humbasë më shumë se 200 miliardë dollarë nga vlera e tregut, përcjell Telegrafi.
Investitorët janë të shqetësuar se Irani, i cili e numëron Arabinë Saudite në mesin e armiqve të tij rajonalë, mund të sulmojë objektet e prodhimit të kompanisë ose rrjetet e tij kompjuterike në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimanit. Sipas ekspertëve, vrasja e tij ka nxitur rreziqe gjeografike të paeksploruara, të cilat do të kufizojnë oreksin e investitorëve të huaj për Saudite Aramco.
Madje, sipas tyre një nga mënyrat më të mundshme se si Irani mund të hakmerret është përmes sulmeve kibernetike. Vendi ka aftësi të forta në internet dhe më parë ka qenë i lidhur me sulmet ndaj bankave të mëdha si J. P. Morgan, Bank of America dhe Wells Fargo që e kanë bërë të vështirë për klientët të regjistrohen në llogaritë e tyre dhe të kenë kontroll mbi shumat e ruajtura në bankë.
Më herët Saudite Aramco gjithashtu ka rënë pre e një nga sulmeve më të këqija në internet, kur 35 mijë kompjuterë u fshinë pjesërisht ose plotësisht nga hakerat në 2012 dhe asokohe kjo shkaktoi humbje të thella. Një tjetër rrezik është edhe sulmi në infrastrukturën e kompanisë. Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për një sulm me raketa në Arabinë Saudite në muajin shtator gati përgjysmoi prodhimin, megjithëse Irani nuk e pranoi kurrë autorësinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës