LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e naftës pas sulmit të Iranit mbi bazat amerikane në Irak

Rriten çmimet e naftës pas sulmit të Iranit mbi bazat amerikane në Irak

Çmimet e naftës janë rritur pas raketave të hedhura nga Irani ndaj dy bazave ushtarake në Irak ku janë të vendosura forcat amerikane.

Nga këmbimeve tregtare aziatike, nafta e papërpunuar u rrit në nivelin 69.21 dollarë për fuçi apo 1.4 për qind, duke u zmbrapsur nga fitimet e mëhershme, përcjell Telegrafi.


Në të njëjtën kohë sipas BBC, çmimet e bursës botërore u ulën mbi shqetësimet e konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme.

Indeksi i bursës Nikkei të Japonisë ra për 1.3 për qind, kurse indeksi Hang Seng në Hong Kong për 0.8 për qind.

Sipas televizionit shtetëror iranian, sulmi vjen pas një premtimi për hakmarrje ndaj SHBA-së, pas vrasjes së komandantit të lartë iranian, gjeneral-lejtnant Qassem Soleimani.

Po sipas raportimeve, dhjetëra raketa qëlluan bazën strategjike ajrore. Sulmi u konfirmua më vonë nga Shtëpia e Bardhë.

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Pentagoni që ka thënë se Irani ka lansuar raketa në drejtim të forcave ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.

Pentagoni ka thënë që Irani ka lëshuar më shumë se një duzinë raketash.

“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil”, ka thënë Jonathan Hoffman, ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes për Çështjet Publike.

Irani sulmon dy baza ushtarake amerikane në Irak
Lexo po ashtu Irani sulmon dy baza ushtarake amerikane në Irak

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në një bazë ajrore irakiane ku strehohen trupat amerikane. /Telegrafi/