LAJMI I FUNDIT:

Irani sulmon dy baza ushtarake amerikane në Irak

Irani sulmon dy baza ushtarake amerikane në Irak

Televizioni shtetëror i Iranit ka bërë të ditur se Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) kanë goditur bazën ajrore amerikane të Ain al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor.

Siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, sulmi vjen pas një premtimi për hakmarrje ndaj SHBA-së, pas vrasjes së komandantit të lartë iranian, gjeneral-lejtnant Qassem Soleimani.


Po sipas raportimeve, dhjetëra raketa qëlluan bazën strategjike ajrore. Sulmi u konfirmua më vonë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet në raport.

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Pentagoni që ka thënë se Irani ka lansuar raketa në drejtim të forcave ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.

Pentagoni ka thënë që Irani ka lëshuar më shumë se një duzinë raketash.

“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil”, ka thënë Jonathan Hoffman, ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes për Çështjet Publike, në një deklaratë.

Ndërkohë, po sipas CNN, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në një bazë ajrore irakiane ku strehohen trupat amerikane.

Siç bëhet e ditur më tej, edhe presidenti amerikan, Donald Trump u informua për raportet e sulmeve me raketa në një bazë ajrore, ku trupat amerikane janë vendosur në Irak, tha zëdhënësi i tij.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve në objektet amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori