LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Danny Murphy: Xhaka do të dukej superlojtar te Liverpooli, aty do t’i tregonte aftësitë e tij

Legjenda Danny Murphy: Xhaka do të dukej superlojtar te Liverpooli, aty do t’i tregonte aftësitë e tij

Legjenda Danny Murphy ka thënë se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, do të dukej një superlojtar te Liverpooli, pasi te Arsenali nuk po del në pah shkaku i ekipit të dobët.

Xhaka u bashkua me Topçinjtë nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe që atëherë ka vazhduar të paraqitet në 152 ndeshje për klubin në të gjitha garat.


Megjithatë, djaloshi nga Kosova ka luftuar me akuza dhe sharje nga tifozët duke bërë që të kenë një ekses, kur ai reagoi me zemërim ndaj abuzimit pasi u zëvendësua në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Dhjetë momentet më kontroverse të dekadës në Ligën Premier – Nga rrëshqitja e Gerrardit, deri tek përplasja e Xhakës me tifozë dhe kafshimi i Suarezit
Lexo po ashtu Dhjetë momentet më kontroverse të dekadës në Ligën Premier – Nga rrëshqitja e Gerrardit, deri tek përplasja e Xhakës me tifozë dhe kafshimi i Suarezit

Unai Emery i hoqi shiritin e kapiteni Xhakës pas incidentit, dhe thashethemet për një largim nga Emirates vetëm janë rritur qysh atëherë.

Pasi qëndroi disa ndeshje jashtë fushave, prishtinasi u kthye përsëri si titullar nën trajnerin e ri, Mikel Arteta, por e ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë.

Murphy nuk beson se cilësitë e Xhakës janë më së miri të përshtatshme për një ekip si Arsenali, për shkak të ndihmës së vogël nga ekipi.

Ish-mesfushori i Liverpoolit mendon se mesfushori do të përshtatej më mirë në Anfield, ku ai do të ishte në gjendje të tregonte aftësinë e tij teknike në mënyrë të rregullt me ​​shumë mbështetje përkrah tij.

Emery: Arsenali nuk duhet ta largojë Xhakën, është lider i skuadrës
Lexo po ashtu Emery: Arsenali nuk duhet ta largojë Xhakën, është lider i skuadrës

“Nëse Xhaka do të ishte në skuadrën e Liverpoolit me Henderson dhe Fabinho, ai do të dukej një superlojtar sepse teknikisht është i mirë, ka pasime të mira, ka një goditje të shkëlqyer dhe ka aftësi të mira me të majtën e tij të shkëlqyeshme”, ka thënë fillimisht Murphy për Talk Sport.

“Por, kur ju jeni duke luajtur në një ekip që po lufton pak, dukesh se vetëm po sillesh dhe po bën gabime”.

“Është një dilemë për Mikel Arteta sepse ai ka një skuadër që i duhet pak lëkundje, pra përmirësime”, përfundoi ish-ylli i Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori