LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë momentet më kontroverse të dekadës në Ligën Premier – Nga rrëshqitja e Gerrardit, deri tek përplasja e Xhakës me tifozë dhe kafshimi i Suarezit

Dhjetë momentet më kontroverse të dekadës në Ligën Premier – Nga rrëshqitja e Gerrardit, deri tek përplasja e Xhakës me tifozë dhe kafshimi i Suarezit

Kampionati elitar anglez i njohur ndryshe si Liga Premier është një nga ligat sportive më të shikuara dhe më të dashura në botë.

Nga lojtarët dhe klubet më të mëdhenj dhe më të mirë, deri në momentet më tronditëse dhe më të diskutueshme, çdo vit ka diçka të re dhe interesante për të na mbajtur tifozëve të shikojnë ndeshje futbolli.

Ndërsa një nga dekadat më konkurruese dhe emocionuese në vite, më në fund do të marrë fund, mediumi britanik GivemeSport ka përpiluar një dhjetëshe me momentet më kontroverse të dekadës, ndërsa Telegrafi iu sjell më poshtë.

Vincent Kompany i shpëton ndëshkimit me të kuq kundër Liverpool (2019)

Gara e titullit të vitit 2018/2019 do të jetojë gjatë në kujtesën e pothuajse çdo tifozi të Ligës Premier. Liverpooli dhe Manchester City luftuan në ndoshta garën më të ashpër për titull që kampionati ka parë ndonjëherë, me të dy klubet që shtynë njëri-tjetrin në lartësi dhe standarde që kur nuk u dëshmuan kurrë më parë.

Në fund, fituesi u vendos nga një pikë e vetme, me Cityn që mblodhi 98 pikë dhe mbrojti titullin e Ligës Premier, ndërsa Liverpooli u bë nën-kampioni me numrin më të madh pikësh, 97.

Megjithatë, gjërat mund të kishin qenë ndryshe. Kur një Liverpool i ‘shfrenuar’ vizitoi Etihad në janar, kapiteni i Cityt, Vincent Kompany i shpëtoi atij që dukej një karton i kuq, pasi ndërhyri ashpër nga mbrapa ndaj yllit të Reds, Mohamed Salah.

Reprizat treguan që belgu bëri ndërhyrje të palejuar me të dy këmbët dhe vonshëm, por vendimi për të dhënë vetëm një karton të verdhë qëndroi. Kjo tërboi menaxherin Jurgen Klopp dhe tifozët Reds në të gjithë botën. City përfundimisht arriti t’i shpëtojë ndeshjes me ndoshta tre pikët më të rëndësishme në historinë e Ligës Premier duke fituar sfidën e tensionuar me rezultat 2-1.

Alan Pardew godet kokat me lojtarin kundërshtar David Meyler (2014)

Në lojën moderne, gjithnjë e më e rrallë përleshjet midis lojtarëve kapin titujt e mediave, por sigurisht se ato nuk kanë munguar gjatë dekadës. Megjithatë, një ‘luftë’ midis një menaxheri dhe një lojtari? Kjo është pak më e rrallë.

Në mars të vitit 2014, Newcastle mori një fitore jetike 4-1 ndaj rivalëve të Hull City por loja mbahet mend më shumë për diçka që ndodhi në fushë në pjesën e dytë.

David Meyler i Hull Cityt ndoqi një top që po dilte jashtë dhe u përplas me menaxherin e Newcastle, Alan Pardew, i cili nuk hezitoi t’i ‘rrok’ kokat me mesfushorin irlandez.

Rishikimet treguan qartë se Pardew me dashje kërkoi kontakt me kokën e tij dhe atë të Meylerit, i cili gjithashtu ia ktheu menaxherit me të njëjtën monedhë.

Pardew u gjobit përfundimisht me 100 mijë funte dhe shtatë ndeshje mos-menaxhim të ekipit – ndëshkimi më i gjatë dhe më i ashpër i dhënë ndonjëherë për një menaxher në historinë e Ligës Premier.

Luis Suarez kafshon Branislav Ivanovic (2013)

Një nga mbretërit e polemikës, kudo që ka qenë në karrierën e tij është Luis Suarez sigurisht që ka zënë vend në dhjeshtën e momenteve kontroverse të dekadës.

Në një barazim 2-2 midis Chelseat dhe Liverpoolit në Anfield në prill të 2013, Suarez ishte përfshirë në një incident me mbrojtësin Ivanovic, pasi të dy patën një duel.

Ivanoviç u ankua te gjyqtari Kevin Friend se kundërshtari i tij uruguaian e kishte kafshuar dhe madje tregoi shenja dhëmbësh në krah dhe qafë si provë.

Pas shikimeve pas ndeshjes u vërejt qartë kafshimi i Suarezit dhe sulmuesi u dënua nga FA me plot dhjetë ndeshje mos-lojë për veprimet e tij dhe mori kritika të gjera brenda këtij sporti.

Ndoshta edhe më tronditës, kjo nuk ishte edhe hera e parë në karrierën e tij që ai ishte ndëshkuar për kafshime.

Suarez gjithashtu mori një ndalim prej shtatë ndeshjesh në 2010 për kafshimin e mesfushorit të PSV Eindhoven, Otman Bakkal ndërsa luante për Ajaxin.

Kieran Gibbs u ndëshkua me të kuq në vend të Alex Oxlade-Chamberlain (2014)

Një nga momentet më bezdisëse në historinë e Ligës Premier për të gjithë ata që janë të përfshirë është kartoni i kuq i Kieran Gibbs kundër Chelseat.

Ndeshja në fjalë do të mbahet mend për një numër arsyesh në të vërtetë – me Arsenalin gjithashtu që u mposht 6-0 nga rivali lokal, por kartoni i kuq mori vëmendjen.

Alex Oxlade-Chamberlain preki topin me dorë në vijën e portës, gjë që çoi në një penallti. Por, Andrei Marriner, përveç penalltisë i dha të kuq bashkëlojtarit të lojtari, Gibbs.

Të dy lojtarët menjëherë protestuan kundër vendimit, me Ox-Chamberlain madje u pa tu i thënë gjyqtarit se ishte ai që kishte prekur topin, por protestat e tyre ranë në vesh të shurdhër.

Arbitri Marriner dhe zyrtari i katërt Anthony Taylor të dy më vonë kërkuan falje për incidentin, dhe të dy kanë vazhduar të gjykojnë në Ligën Premier.

Granit Xhaka, ekses dhe sharje me tifozët e Arsenalit (2019)

Një ndodhi pak më e freskët në kujtesë është reagimi i kapitenit të Arsenalit, Granit Xhaka duke dalë nga fusha këtë sezon, i cili do të lërë një shije të hidhur në gojën e shumëkujt.

Pas një loje të mbushur me polemika nga minuta e parë, Xhaka u zëvendësua nga menaxheri Unai Emery pasi skuadra e tij kishte dorëzuar një epërsi prej dy golash në Crystal Palace, me ndeshjen që u mbyll 2-2.

Sidoqoftë, në vend që të ulte kokën drejt zhveshtores, mesfushori nga Kosova reagoi me zemërim ndaj tifozëve dhe vazhdoi t’ia kthente të sharat, ndërsa hoqi edhe fanellën nga trupi.

Ky gjest i reprezentuesit zviceran u komentua shumë dhe e la jashtë fushave të blerta për disa ndeshje, ndërsa nga dhjetori iu kthye përsëri ndeshjeve me Topçinjtë.

Sunderland ndëshkohet me heqje pikësh (2014)

Një nga momentet më pak të kujtuara kontroverse nga vitet e fundit, Sunderland u dënua dy herë në sezonin 2013/2014.

Një nga këto, dhe më i famshmi nga ata të dy me siguri, ishte mbijetesa e tyre e jashtëzakonshme dhe e pamundur duke pasur parasysh formën e tyre të tmerrshme për pjesën më të madhe të sezonit, kur iu hoqën disa pikë.

Sunderland u zbulua se kishte në fushë një lojtar të paregjistruar dhe të papranueshëm – Ji Dong-won – në pesë raste gjatë gjithë sezonit.

Pavarësisht nga ashpërsia e këtij gabimi, klubi verior-lindor u trajtua në mënyrë të favorshme për shkak të një numri faktorësh lehtësues, dhe u goditën vetëm me një gjobë prej gjashtëshifrorë – në krahasim me koston e mundshme të heqjes.

Rrëshqitja e Steven Gerrard kundër Chelseat (2014)

Viti 2014 ishte njëri nga vitet më të tmerrshme për tifozët e Liverpool, pasi përfundoi në rrethana të mjerueshme.

Menaxheri Brendan Rodgers kishte shndërruar Reds në pretendentë të frikshëm për titull, por fati me ta nuk ishte në fundin e sezonit.

Një përplasje me Chelsean në Anfield humbi shansin e madh të Reds për të treguar se ata ishin përfundimisht të gatshëm për të fituar një titull përsëri, pas pritjes së tyre 25-vjeçare.

Pas 45 minutave të para me nervozë, loja ndryshoi kur kapiteni i Liverpoolit dhe legjenda Steven Gerrard rrëshqiti në vijën e gjysmës së fushës duke i dhuruar topin Demba Ba të Bluve, i cili shënoi përball Simon Mignolet.

Pavarësisht se Liverpooli hodhi gjithçka që kishte në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinho arriti të shënojë një gol të dytë në minutat e fundit dhe mori tre pikët dhe në fund humbën luftën e titullit ndaj Manchester City.

Joey Barton dhe Carlos Tevez përleshen në ‘finalen’ e titullit për Man City (2012)

Një nga ditët dhe ndeshjet më ikonike në historinë e futbollit anglez, por jo edhe momenti më ikonik i lojës në fjalë – Kartoni i kuq i Joey Barton dukej një vendim i prerë për shumë vetë në atë kohë.

Ndërsa do të jenë të pakët ata që do të argumentojnë se Barton nuk e meritonte pas përplasjes me sulmuesin e Cityt, Carlos Tevez, shumë – përfshirë edhe vetë Barton – ka argumentuar se ishte argjentinasi që goditi i pari në përplasjen e tyre.

Rishikimet pas faktit treguan se Tevez kishte goditur i pari Bartonin, por është e vështirë të shihet nëse kishte ndonjë qëllim në kontaktin fillestar.

Barton më pas iu përgjigj me një goditje përfundimisht të qëllimshme të tijën, përpara se të përpiqej të sulmonte këdo dhe çfarëdo që merrte në rrugën e tij kur dilte nga fusha.

Kartoni i kuq luajti rol në rikthimin gati-të pabesueshëm dhe golin fitues të titullit nga Aguero.

John Terry përplaset me Anton Ferdinand (2012)

John Terry është një lojtar tjetër që kurrë nuk ka qenë larg polemikave gjatë gjithë karrierës së tij, dhe mosmarrëveshja e tij ligjore e vitit 2012 me Anton Ferdinand nuk është ndryshe.

I akuzuar për abuzim racor nga mbrojtësi i QPR-së, Anton Ferdinand, Terry u lirua më vonë nga akuzat nga Gjykata e Westminster lidhur me këtë çështje.

FA megjithatë vendosi të dënojë Terryn për incidentin, duke gjobitur mbrojtësin e Chelseat 220 mijë funte dhe t’i dorëzonte atij një ndalim prej katër ndeshjesh.

Terry vazhdoi të protestojë për pafajësinë e tij, ndërsa Ferdinand refuzoi të heqë akuzat kundër bashkëlojtarit të vëllait të tij te Kombëtarja e Anglisë.

Liverpooli mbështet Luis Suarezin në racizmin ndaj Evras (2011)

Një incident i futur përsëri në qendër të vëmendjes këtë vit ishte vendimi i klubit të Liverpoolit për të mbështetur Suarezin në racizmin e tij ndaj Patrice Evra, i cili mbetet një nga vendimet më të diskutueshme në historinë e Ligës Premier.

Evra e Manchester Unitedi e kishin akuzuar Suarezin për abuzim racor të tij gjatë një përplasje mes dy ekipeve më parë gjatë sezonit.

Përkundër një hetimi të vazhdueshëm mbi incidentin, dhe përfshirjes ligjore nga të dy lojtarët, Reds vendosën të mbështesin lojtarin e tyre përpara se të arrihej një aktgjykim, me të gjithë lojtarët që kishin veshur një bluzë ‘Suarez’ para një ndeshje ndaj Wigan në dhjetor të 2011.

Suarez më vonë u shpall fajtor dhe iu dha një ndalim prej tetë ndeshjesh, një vendim i cili bëri që shumë të kritikonin Liverpoolin për vendimin e tyre për të mbështetur publikisht lojtarin e tyre në një debat kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori